Lidhu me ne

Radar

20 vjeçarët nuk i mashtrojmë dot më, ata e kanë kuptuar që termi “puno fort” e ka humbur vlerën, ja çfarë kërkojnë ata

The 5 Types of Social Media and Pros & Cons of Each

Fëmijët u tregojnë mësuesve se kur të rriten duan të jenë “influencers” dhe “video gamers”. Mësuesit mbështesin idenë se ka një alternativë tjetër për të hequr dorë nga një orar i caktuar nga dikush tjetër.

Disa javë më parë qarkulloi një video në TikTok e një gruaje të re ulur në makinën e saj duke qarë, sepse ajo sapo kishte mbaruar turnin e saj në punën e saj të re 09.00-17.00 dhe ishte e shkatërruar pasi e kuptoi se kjo është ajo që i duhet të bëjë për pjesën tjetër të jetës së saj.

Ne po i bëjmë fëmijët të kalojnë vitet formuese të jetës së tyre duke memorizuar fakte për t’i përgatitur ata për punë që nuk do të ekzistojnë. Pavarësisht nga provat që dëshmojnë të kundërtën, ne ende po u themi atyre se ëndrra e tyre për të qenë një krijues në mediat sociale ose për të zotëruar biznesin e tyre në internet nuk është praktike, dhe se ata duhet të mësojnë të jenë ‘realistë’.

Kjo me të vërtetë ta shpif, sepse përkufizimi ynë i ‘realistit’ përfshin nxitjen e fëmijëve në shuma të pakapërcyeshme borxhi, vetëm për t’i shtyrë të bëjnë një punë që mezi mbulon qiranë. Dhe atëherë ne acarohemi kur ata nuk janë mirënjohës për këtë.

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se të punuarit fort shpesh nuk paguan aq sa duhet. Dhe një numër në rritje i të rinjve të njohur me teknologjinë po e kuptojnë këtë.

Reklamimi tradicional po shuhet. Njerëzit nuk duan të blejnë gjëra nga markat, ata duan të blejnë gjëra nga njerëzit që u pëlqejnë.

Kjo shpjegon pse Etsy sapo pagoi 1.6 miliardë dollarë për Depop, një platformë për shitjen e veshjeve të përdorura, ku më pak se 90% e përdoruesve aktivë janë nën 26 vjeç.

Një nga gjërat e para që do të vini re në lidhje me Depop është se duket më shumë si një rrjet social sesa një faqe në internet. Inkurajon në mënyrë aktive përdoruesit e saj të ndërtojnë markën e tyre dhe të reklamojnë dyqanin e tyre në Instagram. Disa shitës kanë përdorur platformën për të ndërtuar biznese me pesë shifra.

Gjenerata Z (ditëlindjet 1995-2010) ka treguar se ata do të punojnë jashtëzakonisht shumë në diçka që u intereson, por ata janë po aq të shpejtë për të hequr dorë nga diçka që nuk u shërben më. Punonjësit po e refuzojnë sistemin duke lënë punën e tyre në vend që të kthehen në zyrë. Tërheqja e fundit e Naomi Osaka nga French Open përfaqëson një lëvizje të re nga Gjenerata Z, të cilët po i japin përparësi shëndetit të tyre mendor mbi punën.

Për më tepër, të rinjtë e sotëm janë jashtëzakonisht kritikë ndaj kapitalizmit dhe shoqërisë në të cilën jetojmë, dhe ata do ta kuptonin se nuk ka diçka të tillë si besnikëria ndaj kompanisë.

Atyre nuk u intereson pica falas, një PlayStation në zyrë, ose një seancë spa falas. Ata duan punë kuptimplotë, fleksibilitet dhe më shumë kohë të lirë. Mbi të gjitha, të paguhen ashtu siç e meritojnë për vlerën që ata ofrojnë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix13 minuta më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix15 minuta më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix17 minuta më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix19 minuta më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar22 minuta më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix24 minuta më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike26 minuta më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Mix36 minuta më herët

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit...

Mix37 minuta më herët

Nga antioksidant në antibakterial, pse mjalti është një superushqim

Mjalti mbetet gjithmonë superushqimi ynë. Sot, më 20 maj festohet Dita Botërore e Bletëve, e themeluar në vitin 2017 nga...

Mix38 minuta më herët

Dua Lipa kalon Taylor Swift, shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

Ka ndodhur një ndryshim i madh në fronin e transmetimeve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Dua Lipa ka mposhtur në...

Facebook