Lidhu me ne

Sport

Rivaliteti/ 5 gjërat që Leo Messi i bën më mirë se Cristiano Ronaldo

Nga Ermal Spahiu

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo janë futbollistët më të mirë të historisë së shekullit të 21, dhe kjo faktohet nga rivaliteti i tyre i vazhdueshëm.

Leo Messi në Barcelonë, dhe Cristiano Ronaldo në Juventus. Njëri i shquar për besnikëri, ndërsa tjetri për aventurat në ligat më të forta të Europës.

Sa herë duhet të flasim për ta, kemi shumë për të thënë. Mijëra gola, qindra asiste dhe shumë trofe.

Nëse duhet të veçojmë njërin mbi tjetrin, duhet të hulumtojmë për pikat e forta, që njëri i ka më lartë se tjetri dhe anasjelltas.

SportSkeda, ka përpiluar një listë me 5 pikat e forta të Messit, të cilat Ronaldo nuk i ka.

1. Disiplina.

Leo Messi shquhet për disiplinë në fushën e blertë. Një lojtar që përpiqet të ruajë kompozimin e tij, dhe mundohet të shmang nervat gjatë lojës. Në karrierën e tij, argjentinasi është ndëshkuar tri herë me të kuq, në krahasim me Ronaldon që është ndëshkuar 11 herë.

2. Gjuajtjet nga largësia.

Messi ka karakteristikën e tij gjuajtjen e mirë jashtë zonës së penalltisë. 75 gola të shënuar nga largësia, ndërkohë Ronaldo numëron vetëm 57.

3. Roli i krijuesit.

Leo Messi është një krijues gjeni. Këtë karakteristikë e konfirmon kur gjen hapësira të vogla për raste të rrezikshme, kur gjen bashkëlojtarin me një vështrim.

Një aftësi e mrekullueshme e argjentinasit, i cili është në gjendje të krijojë dhe nga hiçi. 305 shërbime për shokët e skuadrës në 778 ndeshje. Ronaldo numëron 229 të tilla në 894 ndeshje zyrtare.

4. Gjuajtjet e lira.

Goditje dënimi, topi në pikën e bardhë, një gjuajtje me hark dhe topi në trekëndëshin e portës. Messi është i aftë të menaxhojë situatën për të goditur saktë nga goditja e lirë.

57 realizime nga Messi, duke kaluar rivalin e tij Ronaldon me 56 të tilla.

5. Driblimi.

I aftë t’i kalojë mbrojtësit lehtësisht me manovrimin e tij të shpejtë dhe teknik. Nuk llogarit sa është numri i mbrojtjes, thjesht përdor mendjen dhe vepron me inteligjencë duke i shmangur me finesë 1 për 1. Jo më kot është arti i tij në lojën me top.

Messi dhe Ronaldo, një rivalitet i destinuar të zgjasë, edhe përtej tërheqjes së tyre nga futbolli.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore3 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar3 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet4 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook