Radar
Aktori i “Prision Break” diagnostifikohet me autizëm

Aktori i serialit të famshëm “Prision Break”, Wentworth Miller zbuloi se është diagnostifikuar me autizëm vitin e kaluar. Përmes një postimi në Instagram, Miller ka ndarë imazhin e një katrori të bardhë dhe iu ka treguar të gjithë ndjekësve se çdo të thotë në të vërtetë të diagnostifikohesh me autizëm.

“Këtë vjeshtë bëhet 1 vit nga koha kur kam marrë diagnozën time joformale të autizmit. Paraprihet nga një vetë-diagnostikim. Pasuar nga një diagnozë zyrtare. Ishte një proces i gjatë, me të meta, që kishte nevojë për përditësim. Jam një burrë në moshë mesatare. Jo një fëmijë 5-vjeçar”, shkruan Miller në postimin e tij.
Ai është shprehur se kur mësoi diagnozën u surprizua dhe u shokua njëherësh. “Nuk dija shumë për autizmin. (Ka shumë për të ditur) Tani për tani puna ime duket sikur po zhvillon mirëkuptimin tim. Rishqyrtimi i 5 dekadave të përvojës së jetuar përmes një lente të re”, shkruan aktori.
Ndërkohë Miller falenderoi të gjithë njerëzit që me apo pa vetëdije e kanë mbështetur gjatë gjithë jetës së tij.