Kryesore
E dini çfarë mund të bëhet në 100 m2 shesh në mes të 5 pallateve?

Nga Endri Tafani
E dini çfarë mund të bëhet në 100 m2 shesh në mes të 5 pallateve?
Një pallat tjetër sigurisht. Aq afër ndërtimi i ri, sa praktikisht zëre se u ka vënë tulla dritareve të pallateve ekzistues.
Praktikisht i ka burgosur në shtëpitë e tyre.Dilni në ballkon apo mos dilni fare më mirë, por nga dritarja e vendit ku jeni, hidhni një vështrim jashtë saj.
Vetëm beton ngjitur. Beton i shëmtuar ngjyra ngjyra. Aq afër me dritaren sa te merr frymën. Jemi të gjithë të burgosur në Tiranë.
Tirana vdiq si qytet e nuk bëhet kurrë më.
E bashkë me të dhe një pjesë e jona, sidomos e atyre që kanë jetuar në Tiranë tjetër.Por përveç vdekjes është dhe kjo puna e burgut që na mbajnë.
Të burgosur përtej vdekjes. Nuk di më keq se kaq.


