Radar
“Do bëhesh pishman kur të rritesh”/ Djali i Veliajt “refuzon” Dua Lipën
Ardhja e Dua Lipës në Shqipëri ka qenë lajmi kryesor i ditëve të fundit në media.Këngëtarja shqiptare me famë botërore, pasi vizitoi Bashkinë e takoi kryebashkiakun Erion Veliaj, ka takuar gjithashtu edhe familjen e tij, bashkëshorten Ajola Xoxën dhe djalin, Kajanin.
Mirëpo ky i fundit duke qenë shumë i vogël nuk e njeh Duan dhe është fshehur i frikësuar kur e ka parë. Ai është strukur në një qoshe. Ajola ka publikuar disa foto nga ky moment dhe shkruan se Kajan do pendohet kur të rritet që nuk e ka përqafuar Duan. “Përqafoje Duan mo Kai se do bëhesh pishman kur të rritesh”-shkruan Ajola me humor.