Kryesore
Si gënjeu Erion Veliaj për katër vite me radhë për autobusët elektrikë

– Më 24 korrik, një ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj prezantoi flotën jeshile të autobusëve elektrikë që sipas tij, janë vetëm fillimi i modernizimit të transportit urban.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Veliaj, qytetari numër një i Tiranës flet për një flotë autobusësh elektrikë dhe për një Tiranë ‘jeshile’. Duke përmenduar herë Parisin e herë Sllovakinë si shembull, kryetari i Bashkisë Tiranë, ka nisur që nga viti 2017 që të flasë për këtë projekt dhe të shkrepë foto me autobusin e parë elektrik në Shqipëri.
Gazetari Kristjan Zoto ka publikuar me foto, deklarata të ndryshme të Veliajt, ku ky i fundit ka prezantuar publikisht ‘flotën e re të autobusëve’, një gënjeshtër e zvarritur për katër vite me radhë dhe që vazhdon të promovohet edhe sot.
Fillimisht më 27 gusht të vitit 2017, kryebashkiaku Veliaj tha se në vjeshtë do të niste testimin e autobusëve elektrikë.
Ja faktet










