Lidhu me ne

Radar

Si dita me natën/ TË DUA DUA, TË NEVERIS Elvis Naçi!

Nga Bledi Mane

May be an image of 4 people, people standing and outdoors

Si dita me natën/ TË DUA DUA, TË NEVERIS ELVIS!

***E bukura, e talentuara, modestja artiste e famshme shqiptare Dua Lipa çdo minutë fiton rreth 2 paund, rreth 3000 lekë. Madje edhe kur fle fitimi i saj nga shkarkimi i këngëve, videot në youtube, postimet në rrjetet sociale, interesat bankare…nuk ndalet.

Është e famshme në gjithë botën, e talentuar, milionere. Dje zbriti në Tiranë dhe kudo ku shkoi në takime a pritje nuk kishte me vete as salltanete e as roje sigurie. Veshur estetikisht lirë dhe bukur.Elvis Naçi, një mësues historie në profesion i konvertuar në bamirës fetar nuk këndon por aktron mjerisht amatorisht. Qan kur mileti qesh dhe qesh kur mileti vuan.

Ndryshe nga Dua Lipa, Elvisi nuk bën asnjë punë por avitet rrugëve me makina të shtrenjta të blinduara, me 5 roje sigurie, me kameramanë, fotografë, këshilltarë, duartrokitës, me sistem kamerash në zyrë, në shtëpi, në xhami. Blen rroba të shtrenjta, ekspozon luksin në rrjetet sociale si të jetë djalë prokurori, mbledh lekë për hallexhinjtë por një pjesë e shpenzon për dukjen bashkëshortore duke kompesuar adoleshencën dhe rininë e tij mbushur me halle e brenga.

Dua Lipa erdhi dje në Tiranë, dhuroi paratë e saj për ndërtimin e nje shkolle, qeshi modestisht dhe nuk aktroi, nuk u mburr, nuk qau, nuk ulëriti, nuk kërkoi vëmendje.Elvisi i Naçajve nuk punon, nuk firmos në asnjë bordero, ti merr ty lekët për bamirësi, del 8 herë në televizor 7 ditët e javës, aktron shëmtuar madje nuk të le të qash as kur ti dhuron lekët e tua për fukarain.

Vetë qan madje vetë përlan edhe lekët edhe vëmendjen…Në foton ilustruese këngëtarja miliardere me një kanatiere të thjeshtë, bamirësi i papunë me shapka plazhi të markës Diesel.Ndaj nuk bëhem pishman kur bërtas: Dua të dua, Elvis të neveris!

May be an image of 1 person and sunglasses

MË TEPËR

Temporal26 minuta më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar56 minuta më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike3 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet3 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske4 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar5 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar5 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar5 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske23 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix23 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook