Lidhu me ne

Kioske

Në emër të betonit


Nga Edmond Tupja

Prej kohësh, si tërë kryeqytetasit, jetoj edhe unë në epokën e betonimit të pamëshirshëm të Tiranës, betonim ky vepër e dyshes së frikshme Edi Veliaj & Erion Rama (Ah, ndjesë për këtë këmbim të rastësishëm mbiemrash!), e cila ka vendosur t’i ndryshojë kryekëput pamjen dhe, më e keqja, historinë materiale e shpirtërore qytetit të lindjes dhe, me shumë gjasë, të vdekjes sime.

Kjo është arsyeja që një valë e re zemërate më pushtoi pardje kur televizioni “Ora News” më mësoi se betonimi në fjalë po shkaktonte, falë qarkullimit të dendur të betonierave, jo vetëm ndotje mjedisore e zanore, por edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve duke i penguar kështu qytetarët në jetën e tyre të përditshme.

“Ora News”-i i çori maskën (jo atë antikovid, sepse kovidi, ashtu si rrufeja, nuk bie kurrë as në Bashki, as në Kryeministri!) Erion Veliajt, kryetarit (me “t” kjo fjalë, aspak me ndonjë shkronjë tjetër) tashmë të diskredituar të Bashkisë Betonuese së Tiranës.

Pra, i çori atij maskën kur më mësoi që, krejt në kundërshtim me pretendimin e tij se betonierat në fjalë qarkullonin në kuadrin e punimeve publike të ndërmarra nga Bashkia e tij Bombastike, ato furnizonin me beton edhe kantiere firmash ndërtimi private duke shkelur kështu rregullat në fuqi të vendosura nga vetë mjerania Bashki!

Nga sa më sipër, o lexuese e lexues të nderuar të kësaj rubrike, më rezulton, na rezulton haptas se kryetari (me “t” kjo fjalë, etj., etj.) i Bashkisë Bashkëfajtore të Tiranës shkëlqen në artin e neveritshëm të të gënjyerit! Turp, turp, tri herë turp dhe, njëkohësisht, krupë, krupë, tri herë krupë!

Nga ana tjetër, Edi Veliaj & Erion Rama (Ah, sërish ndjesë për këtë këmbim të rastësishëm mbiemrash!) ndoshta e dinë apo e ndiejnë – veçse sa thellë? – se kullat e përbindshme, që në Tiranë po mbijnë si kërpudha (me “ë” kjo fjalë, aspak me tjetër zanore), ndonjë psikiatër me formim psikanalitik do t’i interpretonte si simbole falike (pra, që të kujtojnë falusin, d.m.th. penisin), madje edhe fjalën “kullë” do ta përqaste me fjalën italishte “culo” (lexo: kulo), ndoshta edhe me fjalën frëngjishte “cul” (lexo: ky), të cilat, që të dyja, në shqipe përkthehen me fjalën “bythë”! Mirëpo çfarë bëjnë kullat e përbindshme në fjalë?

E thjeshtë fare: Ato çohen, ngrihen, ngrehen, ngrefen përherë e më lart! Por këto folje që sapo përdora me këtë rast janë pjesë të leksikut, d.m.th. të fjalorit erotik të gjuhës shqipe dhe shënojnë veprimin e organit gjinor të mashkullit në gjendje të eksituar! E pabesueshme! Në dritën e psikanalizës frojdiane, këmbimi i mbiemrave të dy zotërinjve në fjalë na dalka jo fort i rastësishëm! Më saktë, ai mund të konsiderohet bile si një “ndërdepërtim”!

E tmerrshme, por sa e vërtetë! Përveç kësaj, këtë situatë vjen dhe e koklavit gjithashtu shprehja frazeologjike shqipe “të jesh bythë e brekë me dikë”, kuptimet e së cilës, në “Fjalorin frazeologjik të gjuhës shqipe” (Tiranë, botimet EDFA, 2010), gjuhëtari i njohur Jani Thomai i sqaron si vijon: “të jesh tepër i afërt me dikë, i lidhur shumë ngushtë me të; të mos ketë kufi midis jush e të mund të bëni çdo gjë të keqe së bashku”; pastaj, si sinonim të shprehjes frazeologjike në fjalë, Jani Thomai përmend shprehjen “të pjerdhësh në një poç (me dikë)”, shprehje kjo që unë po e nuancoj deri diku duke e modifikuar në përshtatje me realitetin modern të kryeqytetit tonë: “të pjerdhësh, të shurrosh e të dhjesësh me dikë në një poç betoni të denjë për një çift kryetarësh” (kjo fjalë e fundit me “t”, aspak me ndonjë shkronjë tjetër!)

Në mbyllje të këtij shkrimi, po marr guximin t’i sugjeroj çiftit të lumtur Edi Veliaj & Erion Rama që të qëndrojnë vazhdimisht – mundësisht deri në përjetësi – të bashkuar, të lidhur, të stërlidhur e të ndërlidhur, të ndërthurur, të ndërdepërtuar e të salduar pazgjidhshmërisht me njëri-tjetrin duke sfiduar ferr e parajsë dhe duke u betuar për besnikëri të ndërsjellë e të pamposhtur në emër të betonit të përbindshëm që ua ka zbrazur frikshëm mendjen, zemrën e shpirtin për t’ua mbushur me lavdi të laparosur e me krenari të këllirtë!/Panorama

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix22 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar22 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar23 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore23 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar23 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook