Mix
Naked Harry “The Sun” shpërfill lutjet e Pallatit Mbretëror, publikon fotot nudo të Harryt
Një kërkesë nga familja mbretërore nuk e ndaloi britaniken “The Sun” të botonte një foto nudo të Princ Harryt në kopertinën e tyre.
Në ballinën e revistës krah fotos nudo të Princit shkruhet: Trashëgimtari ja ku është! Fotoja lakuriq e Harryt që nuk e keni parë kurrë.
Në fillim të kësaj jave, princi u fotografua i zhveshur teksa ishte duke festuar me mqitë e tij në Las Vegas. Menjëherë pas kësaj, Familja Mbretërore u kërkoi mediave mos publikimin e këtyre fotove me pretendimin e prekjes së privatësisë.
Mirëpo, “The Sun” në faqen e parë të gazetës së tyre publikuan foton e princit dhe redaktori i faqes David Dinsmore tha se gazeta botoi këto imazhe për të krijuar një bisedë të rëndësishme me lexuesit e saj.
“Për ne, kjo ka të bëjë me lirinë e shtypit. Kjo ka të bëjë me situatën qesharake ku një fotografi mund të shihet nga qindra miliona njerëz në të gjithë botën në Internet, por nuk mund të shihet në gazetën e preferuar të kombit, e cila lexohet nga tetë million persona çdo vit”, tha ai.