Lidhu me ne

Kryesore

“Rama më ka bërë dy herë të qaj. E kishte qëllim këtë…” – Ish ministrja Milena Harito

Milena Harito, ish-ministre e Inovacionit dhe Administratës Publike ka zbuluar si ishte të punonte në një kat me kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë në RTSH ajo ka folur për lidhjen farefisnore të largët që ka me kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ata janë kushërinj të tetë. Harito ka deklaruar se Edi Rama e ka bërë dy herë për të qarë.

Intervista

Zonja Harito mund të më thuash momentin më të vështirë dhe më të mirë që ke kaluar me Edi Ramën në ato katër vjet?

Më të mirë sinqerisht, duket si gjuhë e drunjtë, por kujtimet më të mira janë ato gjëra që unë doja të bëja. Unë kisha opsione të tjera por doja të bëja disa gjëra këtu.

Doje të ndryshoje Shqipërinë?

Jo. Të ndryshoja Shqipërinë është fjalë shumë e madhe. Shqipërinë e ndryshon ti, unë, të tjerë në me atë që bën. Unë kisha disa ide dhe Edi Rama ishte njeriu u duhur me pushtetin e duhur dhe vizionin e duhur që ato gjëra të bëheshin. Momentet kur kapërceheshin disa vështirësi dhe gjërat ecnin përpara ishin momente shumë kënaqësie që ia vlenin.

Atë më të rëndësishme. Pra momentin më të vështirë?

Mendova se e harrove. Në ato fillime më ka bërë nja dy herë për të qarë.

Qave shumë?

Jo. Nuk qaj shumë se jam nga Vunoi, por qava.

Dhe Rama u mërzit shumë se qave ti!

Ai ishte qëllimi. Kur e mendoj ato janë momente që kishte të drejtë. Në kuptimin jo të metodës por të thelbit sepse duke të ngacmuar, duke të ngulur thikën në vende ku dhemb aty të bën të avancosh.

A ishte rasti Milena Harito t’i bëhej kjo gjë?

Ai nuk ka nge të merret me ndjenjat e njerit dhe tjetrit. Ka halle të tjera.

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore6 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix6 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook