Lidhu me ne

Sport

Këndoi Bella Ciao, ultrasit e Lazios sulmojnë Hysajn: Parazit!

Këndoi Bella Ciao, ultrasit e Lazios sulmojnë Hysajn: Parazit!

Futbollisti shqiptar Elseid Hysaj bëri xhiron e mediave italiane së fundmi, pasi këndoi këngën Bella Ciao në prezantimin me ekipin e ri të Lazios. Si çdo lojtar i ri në një ekip, edhe Hysaj respektoi ritin duke kënduar një këngë para shokëve të tij të skuadrës. Ajo që ai zgjodhi ishte Bella Ciao. Ajo që duhet të ishte një festë për ekipin, prodhoi një zemërim të madh duke u kthyer në një zhurmë të madhe mediatike.

Video që u shpërnda në rrjetet sociale, shkaktoi komente të rënda. Shumë nga Ultrasit e Lazios e bënë lojtarin “fajtor” për mosrespektimin e besimit të ekstremit të djathtë. Kishte edhe nga ata që kërkuan transferimin e tij të menjëhershëm.

Këndoi Bella Ciao, ultrasit e Lazios sulmojnë Hysajn: Parazit!

Ultrasit e Lazios reaguan ashpër, të cilët arritën aq larg sa të ekspozonin një banderolë të turpshme në rrugët e qytetit: “Hysaj është një parazit, Lazio është fashist”.

Nga ana e tij, sportisti shqiptar shpjegoi se zgjedhja e tij lidhet mbi të gjitha me pasionin për seritë televizive, pa ndonjë referencë politike.

Kishte gjithashtu mesazhe mbështetje për Hysaj nga tifozët e tjerë të Lazios në rrjetet sociale, të cilët kërkuan të linin politikën jashtë futbollit. Hysaj së bashku me shokët e ekipit, i hoqi të gjitha videot nga rrjetet sociale.

MË TEPËR

Radar21 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar23 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix23 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook