Lidhu me ne

Mix

Billie Eilish rrëfen arsyen pse gjithnjë vesh rroba të gjera: ‘Është e vështirë të kontrollosh mendimet e njerëzve’

Billie Eilish ka folur në lidhje me përpjekjen për të kontrolluar komentet përreth saj duke veshur rroba të gjera, dhe së fundmi ka thënë se “nuk funksionoi me të vërtetë”.

Ylli i popit është e njohur për veshjet e gjera në skenë dhe në paraqitjet publike dhe në një fushatë për Calvin Klein në 2019-ën, zbuloi se e bëri këtë për të ndaluar njerëzit të komentonin trupin e saj.

Në një intervistë të re për Vogue Australia, Eilish tha se taktika nuk kishte funksionuar. “Është një punë e madhe të përpiqesh të kontrollosh imazhin, sepse njerëzit do të thonë gjithçka që mendojnë”, tha ajo. “Por ka qenë kaq e rëndësishme që të kem imazhin që dua dhe të përpiqem të dukem ashtu si dua të më shohin.”

Ajo shtoi: “Sigurisht, nuk funksionoi vërtet. Është shumë e vështirë të kontrollosh komentet në një pozicion si imi, apo jo? Nuk mund ta kontrollosh dot aq shumë, por mund ta provosh”.

Ylli së fundmi foli për daljen e saj në revistën britanike Vogue, në të cilën ajo hodhi poshtë rrobat e gjera për të pozuar me bikini. “Unë pashë një fotografi timen në kopertinën e Vogue [nga] nja dy vjet më parë me rroba të mëdha, [pranë kopertinës së re të Vogue]. Atëherë mbishkrimi ishte, ‘Kjo quhet rritje’ ”, tha ajo.

Billie Eilish, gjithashtu ka treguar se ndjehet shumë keq për disa veprime të së shkuarës. Ajo ka treguar se çfarë do të thotë të rritesh para syrit të publikut dhe në moshën e internetit.

“Është shumë e çuditshme se si bota mund të shikojë çdo aspekt të jetës tënde dhe të ta rikujtojë atë. Interneti risjell gjëra të së shkuarës të çdo njeriu dhe mendoj ‘A nuk mendoni ju njerëz se të gjithëve ju vjen tmerrësisht shumë turp për të shkuarën? A nuk mendoni se siç ju vjen juve turp për të shkuarën, mund t’ju vijë edhe të tjerëve?’”, është shprehur Billie.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore3 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore7 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix7 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix7 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook