Lidhu me ne

Temporal

“3 minuta e ndajnë turpin nga dinjiteti” – Rama futet ta pastrojë vetë fushën e futbollit në Vlorë, por për katastrofën mjedisore në Durrës s’u dëgjua një herë (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga një fushë futbolli në Vlorë, ku shihet duke mbledhur mbeturinat e hedhura.

Rama u bën thirrje atyre që shkojnë të lozin që të paktën të mos i hedhin mbeturinat aty, dhe punonjësve të pastrimit që t’a mirëmbajnë përpara se njerëzit që kalojnë rrugës ta shohin. Sipas tij vetëm 3 minuta e ndajnë dinjitetin nga turpi.

“Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin nga jo nderi por nga dinjiteti më i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet por edhe një bashki. Në radhë të parë ata që vijnë dhe luajnë këtu bëjnë mirë që t’i mbledhin, të mos t’i hedhin të paktën. Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë që të vijnë t’i pastrojnë përapra se sat ë lindë dielli dhe njerëzit të kalojnë anash, shqiptarë dhe të huaj, dhe të shohin këtë pamje që është një turp.” – shprehet Rama, duke i dërguar kështu mesazhe në distancë dhe kryebashkiakut vlonjat Dritan Leli.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F259235738873371%2F&show_text=false&width=560&t=0

Por kujtojmë se qyteti ku ai ka zgjedhur të mbajë mandatin e deputetit për legjislaturën e ardhshme, Durrësi po përballet me një katastrofë mjedisore.

Pamjet kaotike të mbetjeve që po shoqërojnë Durrësin në këtë sezon veror i kemi parë çdo ditë në kronikat e televizioneve, por Rama një herë nuk ka folur për këtë çështje.

Qeveria në mbledhjen e fundit të saj miratoi një vendim ku pranon se do të mbështesë financiarisht bashkitë pjesë e qarkut Durrës sapo të dërgohet pranë saj kërkesa.

Prej muajsh kazanët në disa vendgrumbullime janë mbushur ku rreth 12 kamionë me rreth 10 ton mbeturina nuk kishin se ku të zbrazeshin. Nga frika e sëmundjeve infektive, banorët në disa zona nisën djegien e tyre vetë, duke mos pritur arritjen e një dakordësie mes bashkisë dhe qeverisë dhe inceneratorit të Sharrës.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook