Lidhu me ne

Kioske

Edhe në BE do na fusë Erdogani


Nga Andi Bushati

Vetëm dy ditë pasi kryeministri Rama bënte humor në Greqi, duke thënë se vendi ynë do të pranohej në Europë, atëherë kur kryesimin e BE ta merrte Turqia, ambasadori turk në Tiranë fliste nga parku i liqenit, për një ndërgjegjësim të autoriteteve shqiptare për rezikshmërinë e gylenisëve.

Këto dy episode, të shtrira në distancë të vogël kohore dhe gjeografike dëshmojnë në thelb dy qasje të ndryshme për të njëjtin problem.

Gjithnjë e më tepër, Turqia e Erdoganit po e trajton Shqipërinë si një nga vilajetet e perandorisë, ku zbatimi i vullnetit të portës së lartë është i padiskutueshëm. Këtë bëri edhe kryediplomati Yörük, para memorialit të çuditshëm të viktimave të puçit të 15 korrikut, që shteti shqiptar ka ngritur bujarisht buzë liqenit artificial. Konform me politikën zyrtare, ai ia mveshi edhe njëherë puçin e verës së pesë viteve më parë idhtarëve të klerikut Gylen, shprehu keqardhjen për faktin se organizata që Ankaraja e etiketon si FETO vijion të jetë prezente këtu tek ne, por nënvizoi edhe ‘lajmin pozitiv’ se institucionet shqipëtare tashmë janë ndërgjegjësuar për të.

Pikërisht për të maskuar këtë ndërgjegjësim të imponuar nga neo-otomanët, Edi Rama sa herë gjendet në perëndim, zgjedh mënyrën që ka përvetësuar më mirë, atë të batutave dhe lojrave të flalëve, për të skicuar marëdhënien e vet okulte me Erdoganin.

Problemi thelbësor është ky: asnjë nga demokracitë perendimore nuk e ka pranuar si të faktuar me prova rolin organizator të gylenistëve në grushtin e shtetit të 15 korrikut 2016. Ata i kanë dhënë mbrojtje, strehim politik apo kanë rrefuzuar ti dorëzojnë në Turqi ata që regjimi islamo- konservator i ka etiketuar si puçistë. Të gjithë shkrimtarët, profesorët, intelektualët, aktivistët që kanë mundur të arratisen për ti shpëtuar qelive të një vendi ku ka vdekur shteti i së drejtës, nuk konsiderohen si terroristë nga aleatët perendimorë të Shqipërisë.

Dhë këtu qëndron kontradikta që Edi Rama kërkon ta fshehë. Sepse brenda vendit, nën thundrën e Erdoganit, ai ka zgjedhur një qëndrim të ndryshëm nga anëtarët e tjerë të BE apo NATO-s.

Që në pranverën e 2018, gjatë një interviste televizive, ai i cilësoi gylenistët si një organizatë të rrezikshme që kërkoi të rrëzonte me dhunë dhe me armë një pushtet të zgjedhur me votë. Dhë këtë bindje, dalë ngadalë e ka shndërruar në politikë zyrtare të qeverisë së vet.

Shumë shkolla që i përkisnin lëvizjes gyleniste janë detyruar të ndryshojnë pronar. Nxënësit dhe punonjësit e kolegjit Mehmet Akif  janë dëshmitarë të disa raprezaljeve nga policia, nga autoritetet financiare, madje edhe të persionit okult nga organet e drejtësisë për ti mbyllur shkollat e tyre.

Jo të paktë janë rastet e biznesmenëve të përjashtuar nga garat publike apo që u janë anulluar tenderat e fituar, sepse nga Ankaraja ka ardhur për ta karakteristika e keqe e të qenit idhtarë të Fehtulla Gylenit.

Edhe më flagrant në këtë pikë është ekstradimi në kundërshtim me ligjet e shtetit shqiptar, i një qytetari që iu mohua e drejta për azil politik, ndonëse në vendin e tij i rrezikohej jeta. Në fillim të vitit 2020, Harun Çelik, iu dorëzua në Rinas shërbimit sekret turk, kazus që u denoncua nga komisioneri për të drejtat e njeriut në OKB, i cili ngriti shqetësimin se mes Tiranës dhe Ankarasë ka një marveshje sekrete për këto lloj ekstradimesh.

Pra mjaftojnë këto raste për të dëshmuar se Tirana zyrtare po aplikon nën presionin e Erdoganit një standart të ndryshëm nga ai i vendeve perendimore ku funksionon shteti i së drejtës.

Pak rëndësi ka nëse Rama e bën këtë për të marrë ndonjë vaksinë më shumë, për të nxjerrë fonde për ndonjë spital, për hir të linjës së përbashkët ajrore që ka me Erdoganin, për ushqimin e delireve si ndërmjetës në diplomacinë globale që pret ti vijë nga presidenti turk, apo thjeshtë se ky i fundit e ka kthyer në zakon, çdo katër vite, ta mbështesë në zgjedhje.

E vërteta është se nën thundrën e sulltanit, Shqipëria u detyrua të përdorë një standart të dyfishtë të papranueshëm për partnerët e saj perendimorë. Dhe pikërisht për këtë, ne detyrohemi që ti dëgjojmë të vërtetat e vrazhda nga ambasadori turk në Tiranë. Sepse kur flet për Erdoganin, sidomos jashtë kufinjve, kryeministri ynë është i obliguar të përdorë një gjuhë të komplikuar, ku realiteti reket të fshihet pas humorit dhe batutave, si ajo për pranimin në BE, kur atë ta kryesojë Turqia./Lapsi.al

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook