Lidhu me ne

Radar

Dy fjalë Dritanit e Rudinës që rrinë pas kondicinerit dhe bëjnë betejë si derra me një 77 vjeçare

Nga Osman Stafa

Dritan Hila këto ditë po udhëheq betejën e madhe për të denigruar publikisht një nënë 77-vjeçare.

Nuk e di si është ndjerë këto ditë, bashkëshortja e Ditan Hilës, ajo e cila ka bërë edhe libra për dhunën ndaj grave, e cila publiksht është shprehur në mbrojtje të vajzave dhe nënave.

Çfarë qëndrimi mban ajo për këtë çështje? Ajo që po përpiqet me manipulim të tregojë Hila, është se policët nuk ia përmbysën karrocën! -Po kush e ka thënë këtë? Edhe vetë nëna e thotë me gojën e saj që unë e përmbysa karrocën si revoltë ndaj policëve të bashkisë që donin të ma merrnin.

A donin t’ia merrnin policët karrocën nënës bashkë me perimet?

Çfarë përgjigje i jep kësaj z. Hila? Ndërsa argumenti i dytë i tij, është se ambulantët në rrugë, prishin bukurinë e Tiranës, e për këtë duhet të shkojnë në vendet e përcaktuara nga bashkia! – Kjo nënë si shumë të tjera nuk mundet të shesin nëper këto tregje, pasi nuk ua blen kush produktet, përballë tregtarëve më të mëdhej. Plus kësaj, sasia e produkteve është shumë e vogël. Në këto rrugët, produktet e tyre shiten më shpejt.

Shitësit ambulant nuk janë zakon shqiptar. Të tillë shitës gjen në vendet e Europës, madje edhe në Amerikë. Por atje nuk i ngacmon kush. Ne pëlqejmë që të marrin shembuj nga Amerika e BE, por jo në këto raste. Në këto raste themi që këto nënoke, na ndosin qtetin, na prishin pamjen. Por a e di z. Hila, sa është niveli i ndotjes në Tiranë? A e di z. Hila trafikun e Tiranës? A e di z. Hila si po betonizohet Tirana?

A e di z. Hila që ndotja e ajërit po na mbyt të gjithëve? Pse nuk flet z. Hila për këto, tek e fundit këto i rrezikojnë edhe jetën atij. Ndërsa kjo nëna dhe të tjerat si kjo nuk ia rrezikojnë jetën. Madje i japin edhe ushqime bio, dhe jo produte të modifikuara me ilaçe. Qëllimi i z. Hila është i qartë. Ai kërkon të mbrojë Bashkinë e Tiranës, policinë bashkike. Sepse edhe në qoftë se kjo nëna do ishte e pabindur, grindavece, përsëri asaj nuk duhet t’i bëhej një video e tillë, për ta tallur.

Z. Hila flet sikur është krim që disa njerëz pas ngjarjes i kanë dhënë nënës para. Ia vodhi kujt këto para? Ishin njërëzit që përballë kësaj situata që e panë me sytë e tyre, që ishin dëshmitarë, vendosën t’ia jepnin. Siç isha edhe unë ai gazetari që flet nëna, që së bashku me disa gazetarë të tjerë, bëmë disa lekë dhe ia dhamë nënës.

Në nuk na detyroi njeri, por na preku ngjarja e pamanipuluar dhe e vërtetë. Nëna doli të shiste, e kapën policët këtë herë, se herët e tjera u paska ikur. Deshën t’i marrin karrocën, nuk pranoi, u rebelua, dhe e përmbysi. Kjo është historia. Të tjera më pas janë genjeshtra dhe shpifje të ulta. A thua që policët bashkiakë e bënë këtë gjë për të parën herë. Sa video ka në rrjetet sociale ku këta policë u marrin produktet nënave, duke mos iu dridhur qerpiku. Ama z. Hila mendon se kjo nënë po përdoret për të shkarkuar Erion Veliajn.

Ky është meraku i tij, nuk është meraku as i nënës që shet, dhe i ngjarjes së vërtetë. Por nuk e shkarkon njeri Veliajn, z. Hila. Nuk shkarkohet ai nga një nënë, se nuk është shkarkuar nga gjëra të tjera shumë më të mëdha. Ajo çfarë po përpiqemi të arrijmë, është që këto nëna të lihen në hallin e tyre, në punën e tyre.

Nuk e di z. Hila, si ndihet kur është vetë ai që po udhëheq këtë sulm! Bashkëshorti i një gruaje që mbron gratë, dhe babai i një vajzë. Po e dhunoni atë nënë z. Hila. Po talleni me të. Është 77-vjeç. Edhtë gjyshja jonë. Asnjëhërë në jetën time nuk jam marrë me njërëz konkret, sepse nuk është modeli im. Por jam ndjerë i detyruar të shkruaj, për shkak se po sulmojnë në mënyrë të frikshme një nënë të vjetër, që edhe disa vite jet ka. Po duan ta nxjerrin gënjështare një grua, një grua që simbolizon nënat tona. Një grua që nuk vjedh, nuk mashtron, por punon në kopshtin e saj për javë të tëra, u shërben perimeve, nxjerr produkt, e më pas e shet për të fituar. Ku është krimi këtu z. Hila?

Një nënë 77-vjeçare e cila çohet që në 5 të mëngjesit, kur ti Dritan rri në shtratin e ngrohtë, merr autobusin dhe vjen në Tiranë. Shet gjithë ditën, deri në orën 15.00, edhe nën temperatura të larta, kur Dritani rri pas kondicinerit, ose me skafin e tij që e mban të parkuar në Vlorë.

Po sulmohet një nënë e pambrojtur dhe krimi i saj ishte se kundërshtoi policët bashkiakë, se u rebelua ndaj tyre dhe nuk i la ata t’ia merrnin mallin, por e përmbysi karrocën. Ky ishte krimi i saj, një krim që partia, sistemi, e dënoi rëndë. Unë do e mbroj këtë nënë dhe nënoket e tjera si kjo, sepse ato janë të pambrojtura. Kjo nënë është vetëm, përballë derrave të Fermës së Kafshëve që ka shkruar Orwell-i.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar3 ditë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix3 ditë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport3 ditë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix3 ditë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar3 ditë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar3 ditë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore3 ditë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore4 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar4 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook