Radar
Vajza e Lulzim Bashës bën 10-vjeç, Aurela ndan foto nga festa

Viktoria, vajza e vogël e Aurela dhe Lulzim Bashës ka festuar ditën e djeshme 10-vjetorin e lindjes. Bashkëshortja e kryedemokratit ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga festa për përvjetorin e lindjes së Viktorias.
Festa është organizuar në natyrë, nga ajo çka duket nga fototja e postuar nga Aurela, e cila ka bashkangjitur edhe një urim për të voglën e saj.
“Gëzuar Ditëlindjen”, shkruan Aurela Basha. Çifti janë prindër të dy vajzave, Viktorias dhe Dafinës.
