Radar
Nuk janë më bashkë, Stresi konfirmon ndarjen nga Kejsi
Stresi nuk ndodhet në Shqipëri, nuk dihet saktësisht ku është por mendohet se në Britaninë e Madhe, por pavarësisht kësaj, reperi ka qëndruar tërë kohës në kontakt me fansat.
Ajo që përbën gjithmonë lajm është jeta private e reperit, konkretisht lidhja me Kejsin. Prej disa kohësh ata po përjetojnë një krizë në marrëdhënien e tyre por mesa duket kjo lidhje ka marrë fund.
Vetë reperi ka thënë se ata janë ndarë, teksa i përgjigjet një fansi në Instastory duke thënë se:
“Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë.”