Lidhu me ne

Mix

“Më trafikuan dhe përdhunuan kur isha 13-vjeçe”- Miss Kosova Tuti Sejdiu zbulon historinë e trishtë: Kurorën e fitova për babain, është në burg se më shpëtoi mua


Tuti Sejdiu, 19-vjeçarja nga Gjilani rrëmbeu pak ditë më parë kurorën e “Miss Universe Kosovo 2021”.
Pasi mori çmimin, bukuroshja kosovare tha se kurorën ia dedikon babait të saj, karrigia e të cilit ishte bosh pasi ndodhet në burg.

“Arsyeja që kam ardhur në Miss Universe është familja ime, kishin gjithmonë qejf të shpallesha Miss. Kam aplikuar, kam ardhur dhe nuk e besoja që do e fitoja. Kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time pasi gjatë jetës së tyre kanë sakrifikuar shumë për mua, e vazhdojnë që të sakrifikojnë. Jam e mërzitur sepse shoh gjithë familjen aty dhe vetëm një karrige është e zbrazët sepse mungon babai im. Është sot në burg për mua sepse ka luftuar për padrejtësinë që më kanë bërë,”– u shpreh Tuti Sejdiu.

Pas këtyre fjalëve fshihet një histori e errët dhe e trishtë për “Miss Kosovën”.

19-vjeçarja gjatë një interviste për “ATV” zbuloi se në moshën 13 vjeçare  është trafikuar në Serbi nga një person që jeton përballë shtëpisë së saj dhe është përdhunuar nga njerëz të ndryshëm.

Tuti Sejdiu tregoi se i ati trokiti në të gjitha dyert e institucioneve për të kërkuar ndihmë për gjetjen e saj dhe për këtë arsye sot ndodhet në burg.

Sejdiu u shpreh gjatë intervistës se trafikuesi i saj dhe përdhunuesit janë të lirë dhe gjatë gjithë kohës merr kërcënime të ndryshme.

Por theksoi se është e fortë dhe do të luftojë deri në fund për të vendosur drejtësinë, si edhe për të liruar të atë, por shprehet se kjo është e vështirë pasi familjarët e trafikuesit të saj punojnë në institucionet e drejtësisë dhe ndërhyjnë që të mos lirohet.

Rrëfimi i plotë:

Në moshën 13-vjeçare jam trafikuar nga Kosova në Serbi dhe përdhunuar nga persona të ndryshëm, derisa prindi im nuk ka lënë institucion pa kërkuar drejtësi, për ata njerëz që janë munduar të ma marrin jetën dhe sot janë të lirë nuk janë në burg.

Vetëm se ka kërkuar ndihmë për mua, babai nuk është pranë meje por në burg. Vetëm që kërkoi ndihmë për drejtësi, sepse drejtësi s’ka pas asnjëherë. Më e rënda është që unë nuk e di a është mirë, as nuk e lejojnë të na telefonojë, as ti japim rroba, as ta shohim. Nuk e di a është mirë, e them publikisht se do të luftoj për babin, jo për veten dhe do e vendos drejtësinë në vend.

Të gjithë më kanë bullizuar, më kanë ofenduar dhe kjo kurorë është vlerë e madhe për mua se kam dëshmuar që jam femër e fuqishme, pranë familjes, pavarësisht sfidave që më kanë ndodhur. Njeriun e sfidon njeriu për një arsye dhe sfidon njerëzit e fortë. Për mua asgjë s’është e vështirë, vetëm do kem edhe pak durim që të vendoset drejtësia në vend.

Prej 5-6 vitesh po luftojmë për drejtësi. Personi në fjalë që mi ka bërë ato gjëra, janë familjarët e tij në ato institucione, janë të korruptuar. I bëj apel gjykatave që vendosi dorën në zemër se sot më ka ndodhur mua, nesër i ndodh fëmijës tënd. Si mundesh të ndihesh ti? Unë jam e fortë, me mendje dhe zemër jam pranë tij. I njoh, të gjithë janë të lirë. Ai që ka qenë trafikuesi kryesor është dënuar me 3 vite burg, por nuk është marrë asnjë masë. Më kanë kërcënuar vite radhazi, më kanë ndaluar shkollimin institucionet, mi kanë ndaluar të gjitha. Këtë vit dua të filloj shkollën aty ku më ka mbetur, s’më vjen turp. Por fillimisht e kam prioritetin tek drejtësia.

Ata persona i kam përballë shtëpisë time, janë fqinj me mua. S’ka ditë dhe natë që të mos bëjnë ndonjë reagim, sepse personi që më trafikoi nuk ndodhet aty, se di ku është. S’kam asnjë informacion, familjarët e tij më provokojnë, thonë edhe gjëra të pahijshme por mundohem të shoh rrugën time e të vazhdoj përpara./PanoramaPlus/

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Tre shenjat e horoskopit që dashurojnë me gjithë zemër!

GaforrjaGaforret dashurohen “kokë e këmbë”. Ato tregohen te kujdesshem ndaj detajeve, ndaj mos u habisni nëse e shikoni të rregullojë...

Mix7 orë më herët

Këta janë emrat për fëmijë, më të përhapur në Shqipëri

Kur vjen puna tek emrat, gjithnjë mund ta kesh pyetur veten se cilët janë emrat më të zakonshëm në Shqipëri...

Mix7 orë më herët

Scorsese dhe DiCaprio sjellin një film të ri aksion: “Carthage Must Be Destroyed”

Regjisori legjendar Martin Scorsese dhe aktori i njohur Leonardo DiCaprio po bashkëpunojnë sërish, këtë herë për filmin e ri aksion-thriller...

Radar7 orë më herët

Elon Musk largohet nga Shtëpia e Bardhë, por Doge do të vazhdojë

Elon Musk ka thënë se po largohet nga administrata Trump pasi ndihmoi në udhëheqjen e një përpjekjeje të trazuar për...

Kioske7 orë më herët

Një dolli amerikane për “Shtypin e pavararur”

Nga Aurel Plasari Na ishte dikur një gazetar dhe botues gazetash amerikan, John Swinton (1829–1901) e quanin. Ishte edhe i gojës,...

Mix24 orë më herët

Paris Hilton e shqetësuar për të birin: Ai sheh fantazma në shtëpi

Trashëgimtarja e famshme, Paris Hilton, ka vendosur që të kërkojë ndihmën e ndjekësve në rrjetet sociale pasi djali i saj...

Mix24 orë më herët

Një dedikim për ish-partnerin dhe ftesa për në Big Brother, Enxhi Nasufi i thotë të gjitha në intervistë

Enxhi Nasufi ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka folur rreth projekteve të reja muzikore, planet dhe dëshirat e...

Mix1 ditë më herët

Vetëm 150 gr dhe një profil ultra i hollë: detaje të reja dalin për iPhone 17 Air

Disa ditë pas thashethemeve të fundit rreth kapacitetit të baterisë së iPhone 17 Air, informatori i njohur Majin Bu kthehet...

Kryesore1 ditë më herët

Historia pas fotos virale të Ramës duke ngrënë makarona, fotoreporteri zbulon sekretin e atij çasti

Një sy që sheh përtej pamjes, si Armando Babani. Në një botë ku gjithçka rrjedh shpejt e harrohet lehtë… ekzistojnë...

Sport1 ditë më herët

Igli Tare: Milani klub ku duhet të fitosh, i kam idetë e qarta për të ardhmen

Nga dita e hënë, Milan ka zyrtarisht një drejtues të ri sportiv: bëhet fjalë për Igli Taren, ish-drejtorin e Lazios,...

Facebook