Lidhu me ne

Kioske

Kjo qeveri është votuar për të eksperimentuar

Nga Namir Lapardhaja

“I kemi mbjellë për eksperiment”, tha ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, teksa u fotografua pranë disa bimëve kanabis në një serë që është nën administrimin e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) në Lushnje.
Po normal, moj zonjë, se tokat për kanabis janë ndarë nga kjo qeveri që në kohën e Saimir Tahirit.
Sepse kjo qeveri, që ndoshta ti nuk e di fare pse bën pjesë, vetëm për çështjen e kanabisit ka qenë më e rregullta.
E ke lexuar ti raportin e përgjimeve të antimafias italiane?
E ke parë që kujdesej vetë ministri i Brendshëm që shoqëruesit e tij të kontrollonin çdo lëvizje të trafikut, deri te fikja e Radarit, që ish-kolegia jote, Mimi Kodheli, dhe pasardhësja e saj, Olta Xhaçka, e mohoni?
Madje, e mohonin deri në akuzën ndaj nesh se mos ishim të roitur që mendonim si të vërtetë akuzat e opozitës se ishin fikur radarët për të bërë trafik droge.
E vetmja që të ka mbetur është ajo tokë e pazënë që është nën administrimin e institucioneve në varësi të ministrisë.
Ndoshta ti, zonja ministre, je trembur nga trafikantët që nuk janë në dijeni për atë lloj kanabisi, dhe deklarata është për t’i qetësuar, se nuk do t’u hysh në pjesë.
Kjo qeveri ka që në vitin 2013 që bën eksperiment me jetët tona, me taksat tona, me drejtësinë, me sigurinë publike.
Kjo qeveri tashmë po aplikon mënyra që ia kanë zili edhe manipulatorët më të mëdhenj në botë për mënyrën e vjedhjes së zgjedhjeve. Dhe ne duhet të habitemi se bëkeni edhe juve pak ekspriment me kanabis.
Hiç, ore, fare. Gabim madje që jep shpjegime. Ju jeni votuar për të eksperimentuar.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook