Lidhu me ne

Radar

Sa kushton heqja e dhëmbit ? Ndrysho lagjen kur mjekon dhëmbin

Dentist – Mark-Vinokurov

Tarifat e shërbimit dentar ndryshojnë me dy herë në varësi të zonësTregu i shërbimit dentar në vend është ndoshta ndër të paktat pjesë të tregut të një ekonomie të lirë që dëshmon se aty ku shteti nuk ndërhyn, konkurrenca e lirë dhe e drejtë rregullon më së miri marrëdhëniet mes aktorëve.

Sipas sondazheve të bëra në disa prej qendrave të shërbimit stomatolgjik në Tiranë, çmimet ndryshonin fare pak nga njëri-tjetri brenda të njëjtës njësi gjeografike me karakteristika të njëjta të kategorisë së popullisë apo se një çmim i lartë varej vetëm nga cilësia e shërbimit apo materiali që përdor një dentist.

Çdo kush mund të futet në këtë treg dhe kushdo mund të dalë prej tij, pa kurrfarë pengesash. Çdo gjë është e liberalizuar dhe shteti nuk ndërhyn as me skemën e sigurimeve shoqërore dhe as me ndonjë mekanizëm tjetër.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm në Tiranë ka 400 stomatologë të licencuar nga 1 mijë të tillë në të gjithë vendin. Brenda këtij numri mund të gjesh shërbim me një shumëllojshmëri çmimesh dhe cilësish, në përputhje me të gjitha xhepat dhe kërkesat e qytetarëve. Por për fat, shihet se në treg ekziston një konkurrencë e madhe mes mjekëve specialistë, që në mos qoftë perfekte, të paktën shërben si një model.

Së fundi, qeveria vendosi të përgjysmojë taksat. Stomatologët shprehen të kënaqur dhe presin fitime më të mëdha. Sa të kushton një vizitë te dentisti?Një viztë e thjeshtë kontrolluese kushton nga 100 deri në 300 lekë.

Nëse të duhet të heqësh një dhemb apo dhëmballë, çmimet fillojnë nga 200 lekë. Kjo është një tarifë që, siç thonë dentistët, aplikohet me humanizëm për “fukarenjtë” në zonat e varfëra periferike. Ndërsa kostoja e këtij shërbimi në shumicën e klinikave është 500 lekë.

Por mund të ketë edhe shifra më të larta, sidomos kur bëhet fjalë për heqjet që kanë ndërlikime dhe kërkojnë operacion. Shembull klasik është rasti i “dhëmballës së syrit”, heqja e së cilës kërkon ndërhyrje delikate dhe për të dentistët kërkojnë shifra disa herë më të larta se për një shkulje dhëmbi të zakonshëm.

Pastrimi i gurëzave dhe mjekimi i mishrave të dhëmbëve fillon nga 500-600 lekë, në dentistët e zonave periferike, deri në 1200-1500 lekë në klinikat më luksoze. Diferenca akoma më të thella mes klinikave ka në llojet dhe shkallët e mbushjeve të dhëmballëve. Një mbushje e shkallës II kushton minimumi 1000 lekë (me materialin e quajtur amalgam) ose 1500 lekë (me materialin më cilësor e quajtur llam). Një mbushje e shkallës III ose të IV kushton 1500 lekë me amalgam dhe 2000 lekë me llam. Këto janë tarifat për një klinikë të thjeshtë të vendosur diku në një lagje të rëndomtë të kryeqytetit.Në klinikat e brenda zonës së Unazës çmimet fillojnë e rriten.

Të bësh një mbushje të shkallës II në këtë zonë kushton 1700-2000 lekë, një mbushje e shkallës III kushton 2000-2300 lekë dhe një mbushje e shkallës IV kushton 2600 deri në 3000 lekë. Ndërsa në klinikat më të mëdha dhe më të specializuara mbushja e një dhëmballe të vetme mund të shkojë deri në 5000 lekë.Natyrisht kostot më të larta preken nëse je në vështirësi dhe duhet të vendosësh dhëmbë artificialë. Një protezë e plotë kushton minimumi 15000 lekë me elementë plastikë, deri në 25 000 lekë për një protezë porcelani.

Në klinikat më të mira një protezë e plotë mund të kushtojë deri në 50000 lekë. Një urë parciale (e pjesshme) kushton 600 lekë për element (dhëmb) plastik, deri në 10 herë më shumë për çdo element porcelani. Megjithatë, dentistët pohojnë se shpesh bëjnë ulje për të fituar klientelë brenda konkurrencës së shumtë të tregut.

Kjo ndodh përgjithësisht me dentistët e zonave periferike, ku klientela është më e pakët dhe më e varfër. Kjo kategori dentistësh, sipas pretendimeve të tyre, janë të detyruar të punojnë me fitime minimale.Ata gjithashtu vërejnë një rritje të shpenzimeve. Sipas tyre, materialet e domosdoshme për punën e tyre shtrenjtohen gjithnjë e më shumë. Kosto e shërbimit është rritur akoma më shumë vitet e fundit, sidomos nga rritja e taksave dhe e çmimit të energjisë elektrike. Megjithatë, dentistët shprehen pothujase njëzëri se kjo rritje e kostove është pasqyruar pak ose aspak në rritjen e çmimeve. Sipas tyre, kjo ka ndodhur për shkak të konkurrencës shumë të lartë në këtë sektor.Dentistët ankohen për taksatSot e kësaj dite, një klinikë e vogël dentare në Tiranë paguan afërsisht 200 mijë lekë çdo vit për taksa dhe tatime.

Licenca e stomatologut kushton 10000 lekë të reja dhe duhet rinovuar çdo dy vjet për të njëjtën shifër. Mjafton të përmendim se një klinikë e vogël dentare paguan taksën mbi xhiron 70-80 mijë lekë në vit. Siç dihet tashmë, kjo shifër vendoset në mënyrë arbitrare, sepse mes këtyre lloj bizneseve pothuajse askush nuk punon me kasa dhe fatura të rregullta. Një barrë shumë të rëndë për dentistët, ashtu si për gjithë bizneset e tjera, këto vitet e fundit janë bërë taksat e pushtetit vendor. Klinikat stomatologjike paguajnë 45000 lekë në vit si Taksë Vendore (tatim i veçantë që vilet nga dega e tatim-taksave dhe i xhirohet organeve të pushtetit vendor). Më pas vijnë ato taksa që i paguhen drejpërsëdrejti bashkisë. Një dentist në Porcelan apo Kinostudio paguan 7000 lekë në vit si taksë gjelbërimi (secili mund të gjykojë vetë për gjelbërimin që ekziston në këto zona), 5000 lekë si taksë pastrimi, 200 lekë për m2 si taksë pasurie, 1200 lekë taksë tabele etj.

Për të rrumbullakosur pak shifrat, të shtojmë edhe 6000 lekë që i paguhen Drejtorisë së Higjenës, për lejen higjeno-sanitare dhe librezën shëndetësore.…shpresojmë të punojmë më shumë për veteDentistët e shohin si një lehtësim vendimet e reja të qeverisë për uljen e taksave. Megjithatë, thonë se duhen pritur ende efektet. Shpresa është që duke filluar nga viti i ardhshëm të punojnë më shumë për veten e tyre se sa për shtetin. Klinikat e këtij lloji klasifikohen si biznese të vogla dhe përgjysmimi i taksave i bën stomatologët të shpresojnë në marzhe më të mëdha fitimi. Nga ana tjetër, për qytetarët, edhe pse zor të flitet për ulje çmimesh, të paktën shmanget rreziku i shtrenjtimit të kujdesit oral.

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix16 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix16 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix16 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix17 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar17 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix17 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike18 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix18 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix18 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook