Lidhu me ne

Radar

Restorant Baresha në Malësi të Madhe / Një destinacion i mrekullueshëm për pushime

Në qershor të vitit të kaluar, në kulmin e pandemisë Haxhi Maleci mori një hap të guximshëm. Ai u rikthye në tokat e të parëve në Qafë Gradë të Malësisë së Madhe duke hapur një bujtinë të re.

Me një emër karakteristik shqiptar, Baresha shumë shpejt u bë bujtina e preferuar e shumë shkodranëve por edhe të qytetarëve nga qytete të tjera të Shqipërisë.

Në një natyrë plotësisht të virgjër, krejtësisht bio, Baresha hapi dyert në 26 qershorin e vitit 2020 duke pritur kështu klientët e parë të saj që në fakt u bënë edhe klientë të përhershëm edhe sot kur ajo bujtinë ka kaluar një vit që nga hapja e saj.

Baresha është agroturizmi që ndodhet në Reç të Malësisë së Madhe, çelur rishtas vjet në verë.

U bënë shkas disa prona të trashëguara nga gjyshi që Haxhiu bashkë me familjen të lënë Shkodrën e të vendosen në Reç të Malësisë së Madhe për të ndërtuar një agroturizëm që si fillim ofroi shërbimin e restorantit e që më pas u kujdeset që të ketë edhe me katër dhoma pushimi për ata që duan ta kalojnë natën aty.

Të zotët e punës janë me aq fat që vendndodhja e Bareshës është në një nga fshatrat më të begata të zonës.

Natyra aty nuk është kursyer aspak në shumëllojshmërinë e prodhimeve si qershi, dardha, kumbulla, mollë, dredhëza, rrush, ftonj, fiq dhe arroret si arrat lajthitë e pa harruar gështenjat e shijshme të Reçit.

Tek Baresha shërbehet e përgatiten gatime tradicionale të zonës por dhe të sofrës shqiptare.

Të gjithë prodhimet i marin nga banorë të zonës përeth dhe një karakteristikë është edhe burimi që përdoret në këtë agroturizëm i cili vjen prej burimit të Rrjollit e që përshkon plot 33 km e ndodhur 600 m mbi nivelin e detit.

Gjithë stafi do t’ju bëjë që të gjeni mikëpritje dhe shërbim për një fundjavë të qetë mes natyrës dhe traditës e që është vështirë të harrohet.

Ai që ndërtoi këtë agroturizim relativisht të ri, Haxhi Maleci shprehet se fillimisht nuk e ka menduar se do të kishte një fluks të madh pune dhe se kjo krijesë e tij dhe familjes do të bëhej kaq shpejt e njohur.

Për të gjithë kërkesat e shumta nga e gjithë Shqipëria për të kaluar ditën aty ishin një surprizë shumë e bukur.

Në fakt kisha kohë që e kishim menduar bashkë me familjen time dhe më në fund ne vendosëm që ta hapim. Ishte e vështirë fillimisht sepse për ne një rëndësi të madhe kishte gjetja e një emri të përshtatshëm.

U menduam gjatë dhe vendosëm që ta quajmë Baresha, një emër karakteristik që nënkupton shumëçka për shqiptarët. Kjo na e bëri më të lehtë nisur edhe nga kënga e famshme e Bareshës. Pasi vendosëm për emrin atëherë nisëm nga puna me të gjitha detajet e tjera për ta bërë sa më mikëpritëse për të gjithë ata që do të vinin.

Që në ditët e para kur e hapëm kishim një numër shumë të lartë kërkesash që vinin përmes rrjeteve sociale por edhe bisedat me miqtë tanë. Në fillim jemi surprizuar sepse ishte edhe pandemia dhe nuk e parashikuam që do të kishte një fluks aq të madh njerëzish.

Në fakt parashikimet tona u tejkaluan në një mënyrë krejt surprizuese për ne sepse çdo ditë numri i atyre që vinin vetëm sa rritej dhe aq më tepër fundjavave duke bërë që bujtina jonë të jetë plot me njerëz.

Kjo na gëzoi shumë dhe kuptuam se kemi bërë gjënë e duhur. Ne vijuam me një shërbim korrekt dhe një mikëpritje sa më të ngrohtë shoqëruar edhe me ushqimin tradicional dhe natyrën që këtu na e ka dhuruar Zoti të mrekullueshme.

Sot pas një viti jemi shumë të kënaqur dhe falenderojmë të gjithë ata klientë të shumtë që vijojnë të na besojnë për të kaluar ditët e tyre këtu”, tregon Haxhi Maleci.

Ushqimi në bujtinën Baresha është totalisht bio shprehet Haxhiu dhe sipas tij kjo është një prej pikave të forta që ka bërë që klientët të mos e ndërrojnë bujtinën Baresha si dhe numri i atyre që shkojnë atje të shtohet gjithnjë e më shumë.

Ne kemi vendosur që ushqimi të jetë plotësisht bio. Tashmë ata që vijnë këtu dhe udhëtojnë kërkojnë një cilësi të lartë në ushqim dhe e kemi kuptuar këtë që në ditën e parë. Kemi një bashkëpunim shumë të mirë me fermerë të zonës dhe të gjitha prodhimet që ata kanë ne i marrim dhe i kemi në bujtinën tonë.

Çdo herë mishi që është më i preferuari dhe kryesori në bujtinën tonë është jo vetëm i freskët por edhe sipas stinëve. Përveç kësaj jemi të siguruar se mishi që përdorim rritet në male dhe kodra apo zona të fshatit dhe bagëtitë ushqehen ashtu si duhet. Kjo është lehtësisht e dallueshme sepse nëse vepron ndryshon është shija ajo që të tradhton ndaj edhe kemi patur këtë sukses sepse një prej arsyeve është edhe cilësia e ushqimit.

Mishi nuk është i vetmi sepse kemi edhe perimet e mrekullushme të zonës që gjithashtu janë bio dhe ashtu siç këputen nga tokat e fermerëve vijnë në bujtinën tonë dhe i bëjnë gati për klientët.

E njëjta gjë është edhe për gatimet e tjera tradicionale të kësaj zone që gjithashtu janë pjesë e menysë dhe në të njëjtën kohë shumë të preferuara’, shprehet më tej Maleci.

Përveç qytetarëve shqiptar tashmë bujtina Baresha në kaq pak kohë që është hapur është bërë e preferuar edhe për turistë të huaj.

Pronari Haxhiu thotë se tashmë kanë nisur të shtohen turistët e huaj duke qenë se edhe kufijtë janë hapur dhe lëvizja është e lirë.

Një prej pikave që ata frekuentojnë kur vijnë në Shkodër apo Malësinë e Madhe patjetër që për shumë prej tyre është një drekë tek Baresha.

Viti i kaluar ishte më i vështirë sa i përket turistëve të huaj sepse nuk kishte lëvizje.

Që kur ka nisur lëvizja e lirë dhe kufijtë janë hapur tashmë ne kemi mysafir jo vetëm qytetarët shqiptarë, por edhe shumë turistë të huaj.

Bujtina jonë është bërë e njohur edhe për të huajt dhe ata mrekullohen kur vijnë këtu. Natyra plotësisht e virgjër është ajo që u pëlqen jashtëzakonisht shumë.

Po ashtu ushqimet tradicionale, të freskëta dhe plot shije janë gjithashtu një arsye më shumë që ata zgjedhin bujtinën tonë. Edhe pasi largohen flasin me miqtë e tyre ose shkruajnë me nota shumë pozitive në komentet që bëjnë duke ftuar edhe të tjerët që të vijnë në bujtinën tonë.

Edhe ne kemi bërë maksimumin për t’i mirëpritur siç duhet jo thjeshtë për interesin tonë por për t’i lënë atyre një shije të mirë për Shqipërinë në mënyrë që të vijnë sërish ose t’ua sugjerojnë miqve të tyre siç në fakt edhe ka ndodhur”, tregon Maleci

Bujtina Baresha ndodhet afro 45 minuta larg nga Shkodra. Në rrugën Shkodër-Hani Hotit duhet të kthehesh djathtas në tabelën që sinjalizon rrugën e Razmës dhe të Thethit. Pasi mbërrin tek burgu i Reçit vijon sërish në të djathtë dhe pas pak minutash në atë aks është tabela e cila tregon rrugën që duhet të ndjekësh për të shkuar tek Baresha.

Pa mbërritur në qendër të Reçit merr rrugën në të majtë dhe vijon drejt. Pas afro 15 minutash, në një rrugë malore shijon mrekullitë e asaj natyre plotësisht bio dhe plot gjelbërim ngado dhe mbërrin tek Baresha.

Pamja e kësaj bujtine është e mahnitshme. Është në sinkron të plotë me fshatin atje ku mbizotëron gjelbërimi ndërsa bujtina duket si një kështjellë e bukur filmash.

Për të gjithë të apasionuarit pas ecjeve malore, Baresha është vendi i duhur pasi të zotët e bujtinës tashmë të tregojnë edhe disa shtigje për të ecur ku natyra ka një pamje mbreslënëse dhe është e gjitha për t’u shijuar.

Ata që duan të qëndrojnë më shumë se një ditë, Baresha ofron dhomat e fjetjes që po ashtu janë të një stili të lartë dhe patjetër në harmoni me bujtinën dhe natyrën atje. Bujtina Baresha është një vend i cili pa u menduar dy herë duhet shijuar.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar4 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix5 orë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix5 orë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix5 orë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix5 orë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook