Lidhu me ne

Mix

Pazari i Vjetër i Krujës, vendi që tërheq vizitorë të huaj dhe vendas në çdo stinë

Pazari i Vjetër i Krujës, vendi që tërheq vizitorë të huaj dhe vendas në çdo stinë

KRUJË (AA) – Pazari i Krujës, i cili njihet edhe si një Pazar karakteristik, por edhe zonë turistike është  i vendosur në të dy anët e një korridori të gjatë e të shtruar me kalldrëm, por ai realisht ka qenë shumë më i gjatë se sa është sot. Zona Turistike- Pazari i Krujës është cilësuar monument kulture i kategorisë së parë sipas Institutit të Monumenteve të Kulturës së Shqipërisë dhe është një nga destinacionet turistike më të vizituara në vend

File:Pazari i vjetër i Krujës 06.jpg - Wikimedia Commons

Anadolu Agency ka realizuar një vëzhgim në Pazarin e Vjetër të Krujës ku vërehet se gjatë verës është mjaft i vizituar nga turistët e huaj apo edhe vizitorë vendas. Ky Pazar, por edhe muzetë e Krujës dhe Kalaja vizitohen gjatë gjithë stinëve të vitit nga studentë, nxënës të shkollave nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Në dyqanet e tij prej druri dikur grupoheshin zeje të ndryshme si pajisje prej bakri, qëndistari, punues të armëve, etj.  Aktualisht në dyqanet e këtij pazari  mund të gjendet suvenire të vjetra apo edhe të punuara kohët e fundit, ndërsa artizanët e traditës vazhdojnë punimet e qelesheve, qilimave apo ato të drurit. Këtu vizitorët  e huaj kanë mundësi për të blerë artikuj të ndryshëm të artizanatit shqiptar si punime në argjend, bakër, qëndistari, bizhuteri, qylyma etj.  

Pazari i Vjetër i Krujës

Ajo që bie më shumë në sy në këtë Pazar teksa futesh brenda tij janë qeleshet ose siç quhen ndryshe “plisi”, që njihen si një ndër produktet artizanale tradicionale shqiptare, ku pavarësisht ndryshimeve në mënyrën e veshjes, vazhdon të përdoren në raste të ndryshme. Ai më shumë përdoret në rastin e festave të Bajrameve, në gëzime familjare si dasma, festime dhe aktivitete artistike nga burrat shqiptarë, por edhe të rinjtë.

Në afërsi të pazarit është një xhami e shekullit të XVI-të, e ndërtuar në të njëjtën kohë me atë që ndodhet brenda Kalasë.Ndërkohë që xhamia e pazarit i është nënshtruar një rikonstruksioni nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) xhamia e cila ndodhet brenda në kala është e rrënuar dhe e braktisur.

Pazari i Krujës, destinacioni unik për vizitorët vendas dhe të huaj

Ndërkohë disa muaj më parë është inauguruar përfundimi i punimeve të projektit “Rigjallërimi dhe Përmirësimi i Zonës Turistike-Pazari i Krujës”, në qytetin e Krujës.  Ky projekt u implementua si një partneritet i Ministrisë së Zhvillimit Urban të Shqipërisë, Ministrisë së Kulturës, Bashkisë  Krujë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Pazari i Vjetër i Krujës - Gjirafa.biz

Çdo ndërhyrje që përfshin projekti, duke filluar nga fasadat, çatitë dhe kalldrëmi është bërë me kujdes, duke ruajtur vlerën dhe traditën e këtij qyteti. Projekti restaurues i të gjitha dyqaneve në Pazarin e Vjetër të Krujës, përfshin çatitë, fasadat, ndriçimin dhe sinjalistikën, punime nëntokësore si dhe përmirësimin e kalldrëmit të një prej vendeve historike dhe tursitke, të veçanta në Shqipëri.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook