Lidhu me ne

Temporal

Isa Boletini: Shqipëria pa Shkodrën e Janinën, si Italia pa Romën



|Nga Aurenc Bebja

Intervista e patriotit të madh në “Corriere d’Italia” më 1913: “Nëse Shkodra dhe Janina do t’u jepen aleatëve, do ndiej të njëjtën dhimbje që do ndjenin italianët nëse Roma dorëzohej!”

“La Stampa” ka botuar, të premten e 4 prillit 1913, në faqen nr. 2, intervistën e Isa Boletinit me gazetën “Corriere d’Italia” të titulluar: Shpresat dhe shqetësimet e Isa Boletinit

Romë, 3 prill. “Corriere d’Italia” i kërkoi Isa Boletinit, liderit të njohur shqiptar i cili është aktualisht në Romë, përshtypjen e tij për Shkodrën dhe Janinën në rast se ato u atribuoheshin (jepeshin) përfundimisht aleatëve.
Nëse Shkodra dhe Janina do t’u jepeshin aleatëve, u përgjigj Boletini, unë do të ndieja të njëjtën dhimbje që do të ndjenin italianët nëse Roma do të dorëzohej! Nëse do të kisha mjaft njerëz dhe armë, nuk do të ngurroja asnjë moment të vrapoja mbi Bunë, për të rrëmbyer me armë qytetin nga pushtuesit. Më dhemb zemra kur mendoj për qytetin e Shkupit, Manastirit, Kosovës, të dhëna serbëve, sepse ne i kemi ruajtur të gjitha këto territore dhe qytete duke derdhur shumë gjak, duke i mbrojtur nga veprat penale të xhonturqve.”

“Thuhet se i gjithë vilajeti i Kosovës u është dorëzuar serbo-malazezëve, por ju e dini që unë refuzoj ta besoj këtë zë! Unë gjithmonë kam pasur një besim të madh në drejtësinë e Evropës së civilizuar dhe nuk mund të mendoj se Evropa ka lejuar një luftë për pohimin e parimit të kombësisë, dhe më pas duhet të pranoj një epilog që vjen për të asgjësuar kombësinë tonë, që përmes shumë ngjarjeve kemi mundur ta pohojmë dhe mirëmbajmë. Pastaj është çështja e fesë: katolikët dhe myslimanët janë të bashkuar për të luftuar për të njëjtin parim. Organizimi i Shqipërisë së sotme na privon nga e drejta jonë e shenjtë dhe na largon nga përfitimi i paqes. Për këtë do të kishim preferuar zgjedhën turke, e cila, në mos asgjë tjetër, na ka lejuar të vazhdojmë me një farë lirie.

— Për çfarë qëllimi keni ardhur edhe ju në Itali?
“Megjithëse e di që personi im nuk ka një rëndësi të domosdoshme në shkallë politike, megjithatë unë kam ardhur këtu dhe do të shkoj në kryeqytetet evropiane së bashku me Ismail Qemal Beun për t’i dëshmuar Evropës protestën time më të lartë për vendimin e saj, dhe për të dhënë një shembull konkret të së keqes që është bërë, duke lënë edhe një milion e gjysmë shqiptarë në duar të huaja.”

“Shqiptarët nuk janë të sllavizuar, as nuk janë të sllavizueshëm. Kam ardhur të bërtas në Evropë se asnjë shqiptar nuk do të njohë ndarjen e Shqipërisë në paqe. Unë erdha të deklaroj se, nëse kjo ndarje është përfundimtare, unë dhe vëllezërit e mi do të marrim armët për të mbrojtur integritetin e vendit tonë dhe do të jetë një luftë e ashpër, e paepur, në të cilën të gjitha armët do të jenë të mira. E drejta e pushtimit është një titull i së vërtetës së dyshimtë. Unë vetë, i cili për pesë vjet isha zot i vilajetit të Kosovës dhe gjatë kryengritjes së fundit bëra një hyrje triumfale në Shkup dhe shkaktova dorëzimin e xhonturqve, unë mund të deklarohesha princ i atij vilajeti. Ne do të duhet të shohim se si do të zgjidhen gjërat dhe pastaj të marrim një vendim...”

Burimi : La Stampa, e premte, 4 prill 1913, f.2

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix14 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar14 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar14 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore14 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar14 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix16 orë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix16 orë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix16 orë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix16 orë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook