Lidhu me ne

Aktualitet

“Hoxha” i vetëshpallur i Divjakës që shëron gratë duke u prekur gjoksin

Në Divjakë është 1 plak rreth 90 vjeç që thotë se është hoxhë.

Gazetarja e Fiksit Fare, i prezantohet si një grua e cila ka disa probleme që e shqetësojnë. Ajo vuan nga veshkat dhe ka bllokim të frymëmarrjes. Përsa i përket problemit të veshkave i ashtuquajturi hoxhë i thotë se nuk e ndihmon dot, por në lidhje me bllokimin e frymëmarrjes ai merr përtsipër ta ndihmojë. Ai i kërkon gazetares së Fiksit të marri sheqer nga një kuti aty afër dhe pasi sheh sheqerin që ajo ka prekur me dorë i thotë se ka magji.

Më pas ai e pyet nëse është e martuar, pasi siç dëgjohet edhe vetë në video atij i shkojnë shumë vajza dhe gra që kanë dëshirë të kenë raport intim me të. Pasi bën disa marifetë me tespie në dorë më pas hoxha i shtrinë duart edhe më shumë duke i prekur gjoksin, me motivin që nesë ai i prek gjoksin e kupton se ka edhe meshkujt të tjetrë në jetën e gruas përveç burrit të saj.

Ai vazhdon ta fërkojë disa herë nga gjoksi me këtë motiv dhe më pas i thotë që çfarë u bë e u tha aty nuk duhet të dalin nga ajo dhomë. Ai tregon se ka dhe raste të tjera që ua ka kap gjoksin femrave që kanë shkuar tek ai, vetëm e vetëm që burri i gruas që ia kap t’i ngelet mendja aty në vendin ku ai fërkon. Ai në bisedë e sipër i tregon gazetarës së Fiksit se me këtë punë ka 50 vite që merret dhe që nuk ka besim fare tek meshkujt e rinj. Pasi ata thjesht shfrytëzojnë femrat, ndërkohë që vetë me të ashtuquajturin zanat prej 50 vitesh fërkon e kap femrat për t’i “shëruar”.

Më pas i ashtuquajturi hoxhë i jep gazetares së Fiksit dy bustina me sheqer që duhet t’ia jap familjes për t’i pirë në ditë të përcaktuara. Më pas ai i thotë se është i gatshëm ta ndihmojë në çdo herë dhe mund t’i bjerë telefonit të tij në çdo kohë.

Biseda me të ashtuquajturin hoxhë

Hoxha– Ulu këtu. Nga je nga Fieri?

Fiksi– Jo unë jam nga … e martuar në Fier

Hoxha– Ku rri në Fier?

Fiksi– Po në Frakull të Fierit.

Hoxha– Në Frakull, obobo, ç’të paska çuar Zoti atje? Babai , gjyshi, stërgjyshi, kanë mbaruar në Arabi, kurse unë, Medresenë e kam bërë në Tiranë. Medreseja daç në Arabi, daç në Frakull…

Fiksi– Njësoj është.

Hoxha– Edhe e kemi të trashëguar. Më pyet gruaja, ça halli kishte? Atë hall që kishte. Nuk i kam thënë njëherë gruas që , kjo ose ai kishte këtë hall. Unë ça shof kam të drejtë ta them, nqs ka gjëra do ti shikosh edhe ti. Po kanë frikë nga mua se unë ja u nxjerr leckat sheshit. Tashi, shko kape kutinë atje edhe merr ca sheqer, mbushe dorën. Ashtu ëë bravo, bravo.

Fiksi– Dëgjo, unë kam probleme me veshkat, nuk jam mirë.

Hoxha– Nuk është për mua

Fiksi– Kam edhe nuk e di si një bllokim frymëmarrje.

Hoxha– Kjo është tjetër. Fëmijën e madh sa e ke?

Fiksi– E kam 16 vjeçe

Hoxha– Me burrin si i ke marrëdhëniet?

Fiksi– Shumë mirë

Hoxha– Ça pune bën burri?

Fiksi– Burriiii, kshu, ke posta, shofer ke posta.

Hoxha– Hajde, pak më këtu, pak më këtu

Fiksi– Po.

Hoxha– Aty, vere dorën këtu. Emrin?

Fiksi– E….

(Hoxha pëshpërit disa fjalë nën zë)

Hoxha– Hiqe dorën. Dëgjo, ajo që më del këtu mua, do ta shikosh edhe ti, nuk ka lidhje me veshkën. Ka lidhje me probleme të tjera. Vëre dorën, vëre dorën, hiqe tani. Dëgjo, këtu më del punë magjie, kjo ka pengesa të mëdhaja, ka këputje ka dëshpërime, ka zënka, ka fukarrallëk, ka nga të gjitha. Po sot ti nuk do t’i tregosh njeriu se ça pe këtu.

Fiksi– Po

Hoxha– Prit. Nesër tregoi kujt të duash. Pse, se nesër kur të filloj punën unë, atë që do shikosh ti këtu, do më dali prapë nesër mua, do punoj 5 minuta 10 mimuta sa ta heq faree. Nqs mua nesër nuk më del, unë e kuptoj që ti i ke treguar dikujt pa dashje edhe mua puna më shkoi kot edhe ty rruga të shkoi kot. Vere edhe njëherë dorën, mos u mërzit, vere edhe njëherë dorën. Rri e qetë, e qetë. Hiqe dorën, mos u largo, do më rrish mua afër. ( i jep tespiet) Do heqësh të bardhat, jo të zezat. E kupton?

Fiksi– Po.

Hoxha– Filloje që në fillim. Ajde me dy duar. Ashtu vazhdo, bravo. Merre gotën (me ujë) Shiko në ujë, në ujë, aty shiko. I pastër është? Merr tespiet

Fiksi– Po.

Hoxha– Lëshoje, mbylle dorën( i ve tespiet ke dora) Vëre dorën këtu… ( hoxha pëshpërin) Mos luaj, mos e hap, do shikosh ça të del këtu, fytyrë burri apo gruaje, ça shikon aty?

Fiksi– Gruaje.

Hoxha– Hiqe dorën. Ça hoqe ti (nga tespiet)? Të bardhat hoqe. Tani hiq të zezat tashi, siç hoqe të bardhat.

Fiksi– Po.

Hoxha– Aty shiko, mos më shiko mua or ti, mos prek… ashtu bravooo, ashtu. Këtu futi ku e kishe (në dorë) W bravo. ( pëshpërin prapë) Ça do lloj muhabeti që do bëjmë, mbetet këtu.

Hoxha– Për ty është një pengesë e madhe kjo, ka vetëm të këqija nuk ka të mira, vetëm sot nuk do tregosh siç e pe.

Fiksi– Po.

Hoxha– Do të ndihmoj, kur them do të ndihmoj , do të ndihmoj.

Fiksi– Po, po.

Hoxha– Qase gjoksin këtu. Jo mos e hiq dorën, po vëre mirë, vëre mirë. ( i bie kraharorit, dorës së vajzës, librit i fryn edhe në vesh) Shiko tani. Ky zanat mua më lejon për zanatin edhe për moshën. E pe si e vura dorën këtu unë (te kraharori)

Fiksi– Po.

Hoxha– Unë nuk kam besim ke të gjithë, se jam i detyruar ta çoj dorën këtu. Pse jam i detyruar, kur shikoj këtu përmbi gjoksin tënd, unë shikoj përveç burrit, ka hipur njeri tjetër? Edhe tak më del këtu mua, më kupton? Unë nuk kam besim te çunat. Ata të shikojnë nga gjoksi kshu edhe po vure dorën këtu( në gjoks) ai tak ta heq, më mirë ja kam lënë asaj vajzës, nuk kam besim, sa të më nxijë faqen.

Fiksi- Ke të drejtë.

Hoxha– Për kokën tënde, për kokën e çupave, ka 50 vjet ka ardhur i kam thënë, me pe ja ku jam, e kam shtytur ta nxjerr përjashta, eee ti p… e mutit.

Fiksi– Ka lloj, lloj femrash.

Hoxha– Po, po ka, se si dihet me këtë lloj zanati, po do të tregoj unë një, ja të mbaroj këtë. Është zanat i mirë, po është i vështirë. Mos e hiq dorën. Është i vështirë, është shumë i vështirë. Më shëmbëllen si një çupë e rezes sime. Siç i ke duart do shikosh, mos i hiq duart.

Fiksi– Jo s’ka gjë

Hoxha– Tashi dëgjo këtu, gjyshin, ça do hall iqë të kesh, në mes të natës të vish, shikoj që zemra jote është shumë e pastër. Edhe unë njerëzit që janë të pastër në shpirt që si duan të keqen tjetrit, unë i dua shumë. Pse, se kam edhe çupa. Tashi dëgjo gjyshin. Këto të dyja këtu janë njësoj( dy bustina me sheqer)

Fiksi– Po.

Hoxha– Do marrësh një pije ,ça pini ju, hidhe brenda, pini gjithë robt e shpisë, ama vetëm shpia jote, do mbushen 21 ditë, tjetrën, të njëjtin veprim. Tashi, ti e bën dot sot?

Fiksi– Po.

Hoxha– N.q.se e përdor sot në dt 22 tjetrën. ‘Merva volantes, crima mantes’ Fjalët i merr era, e shkruan aty.

Fiksi– Faleminderit shumë. Mirupafshim. /TCH

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix13 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix13 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix13 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix14 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar14 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix14 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike15 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix15 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix15 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook