Lidhu me ne

Aktualitet

Edi Rama: 70% e tenderave me probleme, punonjësit nuk kuptojnë procesin


Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të martë paketën e re të prokurimit publik, që synon sipas tij të kapërcejë sa më parë dhe sa më shpejt hendekun mes politikës dhe të ardhmes.

Në takimin me titullarët e autoriteteve kontraktore të ekzekutivit, Rama pranoi se 70% e tenderëve kanë pasur probleme, ku pjesa më e madhe ka pasur probleme sa i takon hartimit të kritereve.

“Janë asistuar 936 procedura të publikuara nga këto institucione, ndër to 70% e procedurave kanë rezultuar problematike në hartimin e kritereve dhe për këtë arsye institucioneve përkatëse janë dërguar rekomandime nga Agjencia e Prokurimet. 20% e institucioneve nuk janë reaguar dhe ose nuk kanë reflektuar ndaj rekomandimeve.”- u shpreh Rama.

Po ashtu Rama pranoi para ministrave se 30-50% e tenderave janë vetëm me një operator ekonomik. Lidhur me këtë, Rama tha se problemi është tek ‘qepja me dorë’ e kritereve për kualifikimin që ndikojnë në pjesëmarrjen dhe ngushtimin e konkurrencës së operatorëve. Po ashtu, një tjetër faktor sipas tij, është se punonjësit e angazhuar, nuk e kuptojnë procesin.

“Në problematikën e prokurimeve, armiku kryesor janë kriteret e qepura me dorë për kualifikim, që ndikojnë në uljen e pjesëmarrjes dhe në ngushtimin e hapësirës së konkurrencës së operatorëve ekonomik në procedurat e prokurimit publik.

Për vitin 2020 dhe periudhën janar-qershor 2021, janë asistuar nga APP 936 proceduara dhe nga këto, mesatarja e ofertave të kualifikuara është 2.56.

Nga ana tjetër, analiza e të gjitha procedurave të zhvilluara nga institucionet, rezulton se nga 25 institucione, 21 prej tyre, 30-50% të procedurave i kanë vetëm me një operator ekonomik, pavarësisht se procedura është e hapur.

Po ashtu, është me rëndësi për ta ditur që hetimet administrative të kryera nga Agjencia e Prokurimeve Publike, gjatë viti 2020 dhe 6 mujorit të parë të 2021 janë hetuar 57 procedura prokurimi. Rëndësi ka se janë konstatuar probleme në përllogaritjen e fondit limit, kritere kualifikimi që nuk kanë lidhje fare me objektin e kontratës, shpallje fitues e operatorëve që nuk plotësojnë kriteret dhe për këtë janë dënuar me gjobë 41 punonjës, dhe masë disiplinore 91 punonjës.

Në këtë moment është shumë e rëndësishme që të bëhet një analizë serioze e kapacitete njerëzore të angazhuara në këto procese sepse bie në sy niveli i ulët i kuptimit të vetë procesit, që pastaj krijon një efekt zinxhir dhe degradon procesin në rezultate të shëmtuara.”- tha Rama.

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix11 orë më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix11 orë më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix11 orë më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar11 orë më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix11 orë më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike11 orë më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Mix12 orë më herët

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit...

Mix12 orë më herët

Nga antioksidant në antibakterial, pse mjalti është një superushqim

Mjalti mbetet gjithmonë superushqimi ynë. Sot, më 20 maj festohet Dita Botërore e Bletëve, e themeluar në vitin 2017 nga...

Mix12 orë më herët

Dua Lipa kalon Taylor Swift, shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

Ka ndodhur një ndryshim i madh në fronin e transmetimeve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Dua Lipa ka mposhtur në...

Facebook