Gatime
Receta më e shpejtë/ Rizoto me fruta deti
Përbërësit e kësaj recete për 4 persona:
- 400 g oriz
- 100 g oktapod
- 100 g kallamar ose sepie
- 4 karkaleca
- 1 kokërr qepë
- 1 filxhan verë e bardhë
- vaj ulliri
- kopër, kripë dhe piper
Përgatitja:
Pastrojmë dhe ziejmë karkalecat, oktapodët dhe kallamarët. Pasi janë zier i presim më copa.
Në një tenxhere vendosim vaj ulliri, kopër dhe qepë dhe i skuqim, i shuajmë me verë të bardhë dhe më pas shtojmë pak nga lëngu që kemi zier frutat e detit.
Pasi ka marrë valë orizi shtojmë frutat e detit dhe hedhim pak kripë.