Mix
Pse të gjithë po flasin për veshjen e Bella Hadid në Festivalin e Kanës ( Cannes )
Bella Hadid është një ndër modelet më të pëlqyera dhe të komentuara në botë. Ylli i pasarelave është gjithmonë në fokus të mediave ndërkohë që së fundmi u sigurua ta kthejë vëmendjen sërish nga vetja me paraqitjen në Festivalin e Kanës.

Ishte padyshim një ndër veshjet më mahnitëse në 74-vjetorin e festivalit. Hadid shkëlqeu me një fustan të zi me dekolte të hapur që e kishte kombinuar me një gjerdan prej ari.

Aksesori, që i mbulonte gjoksin, ishte në formën e mushkërive. Veshja e modeles është nga koleksioni Haute Couture Vjeshtë-Dimër 2021/22 dhe dizajnuar nga drejtori artistik i Schiaparelli, Daniel Roseberry.
