Aktualitet
Ministria e Bujqësisë, reklamon hashash në serat bujqësore të shtetit?
Ministria e Bujqësisë ka publikuar një video, nga serat në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje, ku mes të tjerash dallohej se ishin mbjellë dhe lëndë narkotike e llojit hashash.
Pra, në serat e shtetit, referuar edhe pamjeve të Ministrisë së Bujqësisë, mes perimeve kultivohet edhe hashash.
Skandali është zbuluar rastësisht, ku hashashi dallohet qartë mes domateve, ne minutën 00.40 te videos.
Ky është një skandal, që tregon se në kultivimin e lëndëve narkotike janë të përfshira institucionet e shtetit