Mix
“E nxehtë si vera”- Edhe Rudina Magjistari nuk i reziston “tundimit” për të pozuar me bikini

As moderatorja Rudina Magjistari nuk i ka rezituar “tundimit” për të pozuar me bikini në rrjetet sociale.
Pas Ledina Çelos e Alketa Vejsiu, edhe ajo ka publikuar foto e veshur me rroba banjo në Instagram teksa shijon pushimet në Turqi.
Rudina Magjistari publikoi një selfie me bikini rozë dhe ka qenë “goditëse” me diçiturën e imazhit.

“E nxehtë si vera ”– shkroi ajo, krahas fotos ku duket shumë tërheqëse.
E ndërsa jemi në stinën më të nxehtë të vitit, duket se pozat “hot” me bikini të vajzave të famshme do “ndezin” rrjetin.
