Lidhu me ne

Temporal

Çfarë domethënie ka për shëndetin marrja e dozës së tretë të Pfizer?

Jacqueline Howard

Edhe pse kompania biofarmaceutike Pfizer ka kërkuar miratimin e dozës së tretë të vaksinës së saj, shumë mjekë dhe zyrtarë të shëndetit publik deklaruan se është më e dobishme të vaksinohen personat që nuk marrë asnjë dozë se sa të forcohet imuniteti i personave tashmë të vaksinuar me një dozë të tretë.
“Është pozitive të kemi një përforcues kundër Covid në rastet kur do të kemi nevojë por nuk mendoj se është momenti i duhur, tha William Schaffner, profesor në Shkollën e Universitetit Vanderbilt dhe kreu i Fondacionit Kombëtar për Sëmundjet Infektive.

Të enjten, kompanitë Pfizer dhe BioNTech deklaruan se ishte e nevojshme një dozë e tretë e vaksinës pasi gjashtë pas marrjes së dozës së dytë bie niveli i antitrupave, raporton abcnews.al
Vetëm disa orë pasi pas njoftimit nga Pfizer / BioNTech, FDA dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se personat e vaksinuar nuk kanë nevojë për një dozë përforcuese dhe se personat e pavaksinuar duhet të marrin dozën e parë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Vaksinat ende funksionojnë, madje edhe kundër varianteve
Prodhuesit e vaksinave po përpiqen të gjejnë se çfarë mund të jetë efektive në një të ardhme ndërsa zyrtarët e shëndetit publik janë përqendruar në nevojën aktuale për vaksinime, tha Dr Jerome Adams, ish kirurg amerikan.

Izraeli ka paraqitur disa prova të rënies së imunitetit të vaksinës Pfizer. Sipas të dhënave nga Izraeli shkak për këtë është bërë varianti Delta. Sipas studimit, vaksina siguroi 64% mbrojtje kundër të gjitha infeksioneve, përfshirë rasteve asimptomatike dhe 93% efikasitet në parandalimin e rasteve të rënda dhe shtrimeve në spital, raporton abcnews.al
Por lind pyetja nëse dozat përforcuese mund të jenë të nevojshme në mbrojtjen e njerëzve nga variantet e ndryshme të koronavirusit. Për Schaffner, vaksina Pfizer dhe të tjerat kanë treguar se janë efektive.

Kur do të kemi nevojë për një dozë të tretë përforcuese?

Sipas ekspertëve nevojiten më shumë të dhëna për të vendosur nëse njerëzit mund të kenë nevojë për doza përforcuese të vaksinave Covid-19. Sigurisht nevojiten të analizohen disa faktorë si ri-infektimi, shfaqja e varianteve të reja, mbrojtja nga vaksinat dhe efektet tek të moshuarit.
Disa persona mund të përfitojnë më shumë nga doza përforcuese në krahasim me të tjerët
Në të ardhmen, disa njerëz që mund të përfitojnë nga dozat përforcuese të vaksinës së koronavirusit më shumë se të tjerët, duke përfshirë edhe ata që kanë imunitet të dobët. Schaffner tha se pacientët që hyjnë në këtë kategori përfaqësojnë midis 2% dhe 4% të popullsisë amerikane.
Një dozë e tretë e vaksinës së koronavirusit mund të ndihmojë në rritjen e niveleve të antitrupave. Pacientët me imunitet të dobët, të moshuarit në azile, dhe personeli i kujdesit shëndetësor –janë disa nga grupet që mund të përfitojnë nga dozat përforcuese më shumë se të tjerët, raporton abcnews.al

Prodhuesit do të kërkojnë miratimin e vaksinave së shpejti

Ekzistojnë tre vaksina të koronavirusit të autorizuara për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara: vaksina me dy doza Pfizer / BioNTech për moshat mbi 12 vjeç, dhe vaksina Moderna me dy doza dhe vaksina Johnson & Johnson me një dozë për moshat mbi 18 vjeç.
Kompanitë Pfizer / BioNTech dhe Moderna kanë filluar aplikimet e tyre për të marrë miratimin e plotë të FDA për Johnson & Johnson. Për të bërë vaksinuar sa më shumë njerëz kundër Covid-19, mund të jetë e dobishme që FDA të konsiderojë miratimin e vaksinës së Pfizer përpara se të autorizojë një dozë përforcues.
Kjo do të lejonte prodhuesit të tregtonin dhe shpërndanin në mënyrë të barabartë vaksinat. Gjithashtu mund të ketë ndikim edhe tek skeptikët që hezitojnë të vaksinohen kundër Covid-19.

MË TEPËR

Kryesore1 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar1 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix22 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime22 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix24 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix24 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix24 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore24 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar1 ditë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix2 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Facebook