Kioske
-Ik se ta ngula këtë cfurk në fyt.
Nga Edison Ypi
Anës Vjosës
Anës Vjosës buzë rrugës mes Piskovës dhe Kosinës, përmetar shtatlartë e shpatullgjërë pak mbi 20 duke ecur me cfurk në sup.
-A ta bëj një video o përmetar ?
-Pse ?
-Të bëhesh i famshëm në botë.
-Jam i famshëm në fshat.
-Të bëhesh i pasur.
-Edhe i pasur jam. Kam tokë, shtëpi të re, dy makina, traktor.
-Të marrësh nuse të bukur.
-E kam gjetur.
-Të bëhesh politikan, pushtetar, të bësh karrierë, të bëhesh miliarder, të heqësh stresin duke humbur miliona në bixhoz.
-Ik se ta ngula këtë cfurk në fyt.