Mix
Si dallohet floriri, dhe pse duhet të zgjidhni gjithnjë floririn e verdhë dhe jo atë të bardhë

Njerëzit janë të prirur të zgjedhin floririn e bardhë, përpara atij të verdhë, sidomos kur bëhet fjalë për unazat e fejesës.
Mirëpo, ekspertët sugjerojnë që duhet të zgjidhet përherë floriri i verdhë.
Sipas tyre, floriri i bardhë nuk ekziston në natyrë, pra ai është i krijuar nga dora e njeriut.
Në të vërtetë, floriri i bardhë është flori i verdhë, por i veshur me një metal për t’i dhënë ngjyrë.
Prandaj, floriri i bardhë kërkohen mirëmbajtje, pasi me kohë metali largohet dhe bëhet i verdhë siç është në natyrë.