Lidhu me ne

Aktualitet

Pse u takua Erion Veliaj fshehtas me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën në Budapest?!

Pse u takua Erion Veliaj fshehtas me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën në Budapest?!

Nga Daniel Muçaku-

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ishte në Budapest në ceremoninë e inagurimit të Monumentit të Gjergj Kastriot-Skenderbeut në Budapest (Hungari). I pranishëm ishte Presidenti Meta, shoqëruar nga Monika Kryemadhi.

Ilir Meta dhe Erion Veliaj nuk u takuan në sytë e njerëzve te medias gjatë ceremonisë zyrtare. Por burime të besuara tregojnë se Erion Veliaj dhe Ilir e Meta e Monika Kryemadhi janë takuar jashtë syve të atyre që i shoqeronin.

Pikëpyetjet janë që nëse e dërgoi kryeministri Rama për ndonjë marrëveshje të re me Ilir Metën apo Erion Veliaj po bën pazar me Presidentin kundër Kryeministrit.

Ndërkohë zyra e shtypit e kryebashkiakut mohoi se janë takuar fshehtas.

Një foto e siguruar nga burimet tona tregon se si Ilir Meta e shikon gjithë dashamirësi Erion Veliaj në Budapest. Një dashuri e vjetër socialiste!

Kur Ilir Meta nuk ka në plan për kompromis, nuk ka atë shikim!

Çfarë pazari bënë ata dy?! Natyrisht që zyrat respektive të shtypit do ta mohojnë, por në artin e Rilindjes dhe të LSI, kur mohojnë atëherë ka ndodhur vërtetë diçka si marrëveshje.

Një gjë mbetet e sigurtë nga burimet e KOHA JONË se pas këtij takimi Presidenti Meta nuk shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese.

Sikurse ka informacione se LSI do të futet e vetme në zgjedhjet vendore, kurdo që të bëhen ato (të parakohshme apo të radhës) në mënyrë që asnjë kryetar bashkie të mos fitojë PD-ja. Pra edhe Erion Veliaj përfiton nga kjo përçarje e PD-LSI.

Tema e zgjedhjeve të parakohshme vendore mbetet një opsion i gjykatës kushtetuese, ashtu dhe vetë kryeministrit Rama që e kupton se nuk mbahen gjithë pushtetet. Në koridoret e PS-së flitet se duhet të jemi gati në pranverë të vitit të ardhshëm për zgjedhje vendore.

Që të shkojë Erion Veliaj në Budapest, ku do të ishte Ilir Meta (armiku i kryeministrit) pa lejen e Edi Ramës duket krejt e pabesueshme.

Erioni ishte misionar-korrier, por ça pazari u ra dakort, pritet të shikojmë më vonë. Por që ishte kundër PD, kjo as që diskutohet. LSI do marr hak ndaj Lulzim Bashës, duke i çuar ujë Edi Ramës.

Me këtë pazar të ri shpëtojnë miqtë e tyre nga hetimi i SPAK dhe rrasin brenda “peshq” të vegjël, si fjala vjen kryebashkiakun e Lushnjës për 250 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që në Tirana mafia pastron miliarda euro.

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix23 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar23 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar24 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore24 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar24 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook