Lidhu me ne

Kritike

Mjaft me arrestimet spektakolare të bluzave të bardha, si të ishin kriminelë me rrezikshmëri të lartë!

Nga Edi Oga

May be an image of 1 person

Mbështes plotësisht protestën e mjekëve të spitalit të traumës dhe vendimet e Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor!

Mjaft me arrestimet spektakolare të bluzave të bardha, si të ishin kriminelë me rrezikshmëri të lartë! Kjo drejtësi “populiste” nuk mund të fshehë pafuqinë e shtetit për të goditur kriminelët e vërtetë!

Të gjithë shtetasit janë të barabartë përpara ligjit dhe duhen trajtuar njësoj në raport me të! Askush nuk ka të drejtë t’i cënojë dinjitetin një profesionisti duke përdorur dy standarte për të vendosur përpara ligjit shkelsat e tij!

Ndërkohë që personave me precedentë penalë dhe në kërkim ndërkombëtar shteti u dërgon letra për vetëdeklarim, u jep kohë për t’u mbrojtur me avokatë, i heton në gjendje të lirë apo në arrest shtëpie, mjekëve të dyshuar për shkelje u hedhin hekurat në pavione dhe i plasin në qeli!

Afërmendsh që mjekët do ta lënë këtë vend nëse trajtohen kështu! Ju garantoj se mjekësia popullore, yshtjet dhe nuskat nuk do ta bëjnë punën e mjekut, kur të keni nevojë për të dhe ai të mos jetë!

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore6 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix6 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook