Lidhu me ne

Radar

Çmimi për metër katror në Tiranë – lista / Ja çmimet e reja të apartamenteve në 32 zonat e Tiranës

Lista/ Ja çmimet e reja të apartamenteve në 32 zonat e

Udhëzimi i qeverisë sjell ndryshime të çmimeve fiskale të tregut të shitblerjeve edhe për apartamentet në 32 zonat kadastrale të Tiranës.

Duke iu referuar tabelave të çmimeve të apartamenteve për sipërfaqe shfrytëzimi, disa lagje të kryeqytetit janë bërë më të shtrenjta, në disa të tjera çmimi është ulur, ndërsa në 23 zona kadastrale çmimet nuk kanë ndryshuar. Edhe për Tiranën, mbi bazën e këtyre çmimeve, do të llogaritet vlera aktuale e shtëpisë për rastet e shitblerjes.

Pra, e thënë ndryshe, për çdo transaksion për shitblerjen e banesave, zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme do t’u referohet tabelave të miratuara nga qeveria për 32 zonat e Tiranës. Sipas udhëzimit, shitblerjet në tregun e banesave do të kenë në çdo rast si referencë vlerat mesatare të përcaktuara nga udhëzimi i qeverisë.

Vlera shërben për t’i orientuar shitësit apo blerësit e apartamenteve drejt çmimeve reale. Referuar tabelave, çmimi fiskal për shitblerjen e apartamenteve në zonën e ish– Bllokut ka mbetur i pandryshuar.

Çmimi i apartamenteve për këtë zonë do të vazhdojë të jetë 190 mijë lekë për metër katror. Sipas tabelave, rritje të çmimit fiskal për shitblerjen e apartamenteve ka shënuar në rrugën “Bardhyl”, Xhamlliku, Profarma, rruga “Kongresi i Manastirit” dhe bulevardi “Zhan Dark”.

Qeveria ka shtrenjtuar edhe çmimet e shitblerjeve të apartamenteve për Rrugën e Durrësit. Në tabelë kjo përkon me zonën kadastrale 3/ 1, ku çmimi më parë ishte 75 mijë lekë për metër katror, ndërsa sot bëhet 77 mijë lekë për metër katror me një rritje prej 2 mijë lekësh për metër katror. Çmimi i referencës për këtë zonë më parë ishte 100 mijë lekë për metër katror, ndërsa bëhet 102 mijë lekë për metër katror, pra rritet 2 mijë lekë.

Ndërsa çmimi fiskal për zonën 1/1, që përfshin “Ali Demin” dhe fshatin Shkozë, çmimi i vlerës të tregut është ulur 300 lekë për metër katror. Nga 98 mijë lekë për metër katror, me udhëzimin e ri bëhet 97,700 lekë për metër katror. Ulje modeste ka shënuar edhe çmimi i tregut të apartamenteve në zonën e 9­Katësheve prej 500 lekësh për metër katror./Panorama

cmime-tirana-1
cmime-tirana-21

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix3 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix3 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar3 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix4 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix4 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix4 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix4 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook