Lidhu me ne

Radar

Burgu i parë për gra në Shqipëri në vitet 1950-1966

Nga Kastriot Dervishi

May be an image of one or more people, people standing and outdoors

Burgu i parë për gra në Shqipëri në vitet 1950-1966

Në rrugën që më vonë do të njihej si “5 maji”, Ibrahim Biçakçiu ndërtoi një fabrikë cigaresh së cilës i vuri emrin “Flora”.

Projekti i tij ambicioz i cili synonte zhvillimin e industrisë së cigareve duke shfrytëzuar duhanin vendas, u ndal me ardhjen e komunistëve në pushtet dhe me burgosjen e pronarit të saj. Godina e fabrikës, pasi u zhvesh nga pajisjet për t’i çuar diku tjetër, u përdor deri në vitin 1950 për nevojat e Ministrisë e Punëve të Brendshme, kryesisht si vend për kurse të shpejta.

Në janar 1950, këtu u çel Punëtoria Qendrore e Artizanatit, brenda së cilës u ngrit reparti i posaçëm për gratë. Deri në këtë kohë, gratë i kishin vuajtur dënimet në burgjet e vendit, në seksionin e posaçëm të tyre.

Fillimisht punëtoria u ngrit në pesë profile pune: rrobaqepës, këpucarë, marangozë, mekanikë dhe përkthyes. Gratë u morën kryesisht me rrobaqepësi. Reparti shërbente burg edhe kamp. Por me sezone gratë kanë punuar edhe në bujqësi si rastet e dërgimit në fermën e Valiasit. Edhe Musine Kokalari u lirua nga burgimi pikërisht nga ky repart.

Në fillim të nëntorit 1958 raportohej se në repart gjendeshin 24 gra të dënuara për arsye politike dhe 139 për arsye ordinere.

Në vitin 1966, kur ky repart u shkri këtu gjendeshin të burgosura 154 gra. Kur reparti u mbyll me gratë e këtushme u formua Reparti nr.318 Qyteti Stalin.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Pse Donald Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar...

Radar2 ditë më herët

Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja përpara drejtësisë

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur shqiptare me mbi 80 mijë ndjekës në rrjetet sociale, është vënë në qendër...

Kryesore2 ditë më herët

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni...

Mix2 ditë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix2 ditë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Mix2 ditë më herët

Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër,...

Mix2 ditë më herët

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar...

Mix2 ditë më herët

8 nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), nuk është vetëm ajo që hani që ka rëndësi, por edhe sa shpesh e...

Temporal2 ditë më herët

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

Qytetet më të vjetra të banuara ende sot në Evropë ofrojnë prova se si qytetërimet në kontinentin tonë kanë evoluar,...

Mix2 ditë më herët

BBC zbulon videon tronditëse nga momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale...

Facebook