Lidhu me ne

Kioske

Kush është gazetari më i mirë në Shqipëri ?

Koment nga Bilbil Beqiri

http://Podiumi.com media online prej Janarit 2016

Kush është gazetari më i mirë në Shqipëri ?

Blendi Fevziu komenton protestën te Krasta: Nëse protesta trajtohet me  arrogancë mund të kthehet në ortek - Aktualitet

E kam fjalën për intervistat, sepse gazetari investigative nuk ka në Shqipëri.

Gazetarë të mirë në Shqipëri ka disa, por intervistues të mirë ka pak.

Edhe pse duket si punë që e bën çdokush,  intervista e mirë nuk është një punë aq e lehtë.

Gazetari i mirë duhet të jetë njeri i formuar dhe i përgatitur, i përgatitur në mënyrë të veçante për intervistën.

Kurse në Shqipëri shumica e gazetarëve shkojnë me “duar në xhepa “ në intervistë, “ hajt se i bëj ca pyetje”, “ llafi nxjerr llafin “  dhe kështu do dalë diçka.

Po me “ duar në xhepa “ në shumicën e rasteve shkojnë edhe të ftuarit, sepse si është vendi bëhet edhe kuvendi.

Kultura e “ homework “, e përgatitjes serioze në gazetarinë shqiptare është për të dëshiruar. Ka disa arsye për këtë por më kryesorja është shpeshtia e daljeve në TV.

Madje edhe një TV host si Fevziu e ka të pamundur përgatitjen me të njëjtin seriozitet për çdo emision.

Një intervistues i mirë është një dëgjues i mirë, kurioz dhe respektues, kështu thotë Larry King, njeriu i 60 mijë intervistave.

Kurse në Shqipëri shumica e intervistuesve nuk e lënë të ftuarin të mbarojë një mendim. Unë këtë e quaj gazetari qukapikësh. Më shumë jep mend “ i zoti i shtëpise së mysafiri “ .

Duke qenë se biseda në TV fillimin e ka të vështire, gazetar i mirë është ai që e bën të ftuarin të ndihet mirë, pra që ben pak warm up “, nxemje “.

Në një intervistë nuk është e thënë të përdoret gjithmonë fjala, nganjëherë përdoret edhe heshtja ose mimika. Që do të thotë, një gazetar i mirë vetëm me pauzën e tij disa sekondëshe mund të zhbëjë përgjigjen e pasinqertë të folësit. Po ashtu edhe me mimikën e tij…

Çdo intervistë duhet të ketë ( tough question ) pyetjen e vështirë, por jo të gjitha pyetjet duhet të kenë statusin e pyetjes së vështirë, ky dallim është esencial që të bëhet nga gazetari.

Pyetja e vështirë është ajo pyetje që i ftuari i shmanget ose që bën akrobacira për të mos iu përgjigjur, por për të cilën ti e ke ftuar personin, se në fund të fundit intervista duhet ta ketë një qëllim.

Duhet të kemi kujdes që kur pyesim pyetjen e vështirë të mos ofendojmë askënd, sepse gazetari nuk është prokuror. Edhe këtë e ngatërrojnë shpesh ketu tek ne, herë me dashje herë pa dashje…

Ka gazetarë qukapikë por ka edhe gazetarë me “ kallashnikov “ që bëjnë 700 pyetje dhe i ftuari hutohet e s’di nga t’ia fillojë.

Një tjetër lloj pyetjesh që duhen shmangur por që në Shqipëri intervistuesit i bëjnë me tepri janë pyetjet hipotetike “ let’s say…, pyetjet “ me “ nëse “, sikur i ftuari është fallxhor a lexuesh filxhanash.

Etj etj…

Për të mos u zgjatur, sepse për këtë temë do bëj komente edhe të tjera herë, mua gazetari më i mirë shqiptar kur do të jetë i tillë, më del Arian Çani.

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook