Mix
Jennifer Lopez më e lumtur se kurrë krahë Ben Affleck

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u panë së bashku mëse të lumtur ndërsa ndodheshin në “arratisjen e tyre të radhës” në The Hamptons.
Çifti i cili është pajtuar së fundmi pas 17 vitesh ndarje, u nisën për në Long Island për të festuar 4 korrikun.
Teksa të dy kishin kombinuar veshjet me njëri tjetrin, Affleck dhe Lopez u panë të përqafuar dhe duke puthur gjatë gjithë kohës.
Nuk dihet nëse fëmijët e tyre janë bashkuar me ta në këtë “arratisje”, por çifti thuhet se u panë në një udhëtim familjarë në Disney World.