Lidhu me ne

Sport

George Weah, fëmijëria e “Topit të Artë”, sot President i Liberisë “Flinim 14 në një dhomë”

“Kemi fjetur 14 veta në një dhomë. Gjyshja ime Emma në shtrat dhe ne trembëdhjetë vëllezërit në dysheme. Babai im William dhe nëna ime By ishin ndarë dhe ishin larguar, gjyshja kishte mbledhur të gjithë familjen në një dhomë dhe pjesën tjetër të shtëpisë e jepte me qira për pak para. Hanim oriz. Vetëm oriz. Isha gjithmonë i uritur. Gjë e keqe, uria …

Midis kënetave dhe mushkonjave, në lagjet e varfëra të Clara Town, afër portit të Monrovias, u rrita rrugëve, kaloja sa në një punë në një tjetër, luaja letra, pija duhan … Kurrë nuk kam vjedhur, por nëse do të duhej ta bëja, nga uria, do ta kisha bërë.

Unë e dua futbollin, i kam borxh gjithçka futbollit. Kur kam luajtur për Milanin, gjatë ditëve në Milanello, disa shokë të skuadrës luanin bilardo, të tjerët letra, të tjerët lexonin lajmet e futbollit në divane. Gjithmonë futboll, futboll, futboll … Kjo nuk është jetë. Kur gjyqtari vërshëllente dhe ndeshja mbyllej, futbolli nuk ishte më mendimi im primar. Kujtimet e të vdekurve të luftës civile u kthyen në sipërfaqe: të afërmit, miqtë, kushërinjtë, djemtë me të cilët u rrita. Gjatë viteve në Mynih, në Paris, në Milano jam përpjekur që të mos jem gjithmonë aty me mendje. Përndryshe nuk do të kisha qenë në gjendje të luaja. Në vend të kësaj duhej të luaja, dhe mirë. Ishte puna ime. Për 90 minuta ishte vetëm topi. Por sapo loja mbaronte, unë kthehesha në Liberi ”. – George Weah

Nga janari i 2018-ës George Weah është Presidenti i 25-të i atdheut të tij, Liberisë.

Disa nga titujt individualë të Weah-së në karrierën si futbollist:

3 herë futbollisti afrikan i vitit

4 herë tek 11-tëshja më e mirë e FIFA-s

Lojtari më i mirë i Champions League-s 94/95

Topi i Artë 1995

Milan “Hall of Fame”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Aktualitet24 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar1 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar1 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore1 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook