Mix
Angelina Jolie dhe The Weeknd në një lidhje?
Epo, ky është një çift që njerëzit nuk e prisnin t’i shikonin në një romancë…
Angelina Jolie dhe këngëtari The Weeknd, janë parë së bashku në restorantin italian Giorgio Baldi në Santa Monica, Kaliforni, sipas The Sun.
“Dyshja thuhet se kaloi disa orë në restorant, përpara se të largohej veçmas për të shmangur dyshimet”- deklaroi The Sun.
Dyshen mund ta ketë bashkuar më tepër edhe dashuria e tyre e përbashkët për Etiopinë- prindërit e këngëtarit të lindur në Kanada janë nga Etiopia, ndërsa Angelina adoptoi vajzën e saj 16-vjeçare Zahara Marley nga vendi i Afrikës Lindore.
Plus, The Weeknd së fundmi ndau se ai do të dhurojë 1 milion dollarë për Etiopinë ndërsa vendi po përballet me një tension me rajonin Tigray, sipas The New York Times.
“Zemra ime po thyhet për njerëzit e Etiopisë, ndërsa civilë të pafajshëm duke filluar nga fëmijë të vegjël deri tek të moshuarit po vriten pa kuptim dhe fshatra të tërë po zhvendosen nga frika dhe shkatërrimi”, u shpreh ylli 31-vjeçar. “Unë do të dhuroj 1 milion dollarë për të siguruar 2 milion vakte përmes Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara.“
Shumë njerëz besojnë se pak këtij takimi fshihet një njohje e re dhe kjo na bën më shumë kuriozë.