Radar
“Unë mendoj se Erdogan-i është qesharak”/ Burgoset i riu në Turqi menjëherë pas deklaratës
– Një ngjarje e pa – ( zakontë ) ka ndodhur në Turqi ku ne një prononcim për emisionin ‘Steet Chat’ i ka kushtuar qytetarit turk arrestim dhe burgosje.
Qytetari me iniciale E.A ka folur në media ku ka kritikuar presidentin Recep Tayyip Erdogan duke thënë se ai është qesharak. Disa ditë më parë presidenti i Turqisë me rastin e nisjes së punës për hapjen e “Kanalit të Stambollit” kishte deklaruar se Turqia do të jetë në një ndër 10 vendet me ekonomitë më të mira në botë. Pas kësaj qytetari është pyetur se çfarë mendon në lidhje me deklaratën e Erdoagn dhe ai është përgjigjur: “Unë mendoj se ai është qesharak”.
Kjo ka bërë që të reagojë edhe kryetari i degës së partisë CHP për Rize, Saltuk Deniz, i cili tha se “Kritika ndaj AKP-së po rezulton me ndalime. Këtë e përjetoi E.A. dhe familja e tij”.
Erdogan ka paditur për shpifje kryetarin e opozitës, Kemal Kilicdaroglu, ku ky i fundit e kishte kritikuar presidentin në një fjalim të mbajtur me grupin parlamentar të CHP-së.