Lidhu me ne

Mix

Namazi i Xhumasë

1) Pozita e namazit të xhumasë mes namazeve të tjerë

Si namaz, namazi i xhumasë nuk ka ndryshim nga namazet e tjerë; edhe në këtë ka kijam, kiraat, ruku, sexhde dhe ndenjje. Ne, ashtu siç e ndajmë njëzetekatërorëshin ditë-natë në pesë pjesë duke e ndriçuar dhe zbukuruar çdo pjesë me namaz, edhe javën e kufizojmë me xhumanë duke i dhënë një formë të caktuar, dritë dhe bukuri shpirtërore. Ne e rregullojmë orën javore sipas xhumasë dhe, kur vjen ai çast, drejtohemi me të gjithë zemrën dhe shpirtin kah Zoti ynë, sepse dita e xhuma është dita më e çmuar mes ditëve që ka krijuar Zoti. I Dërguari i Allahut paqja qoftë mbi të ka thënë kështu për xhumanë: “Dita e xhuma është më e shquara ndër ditët e (tjera të) javës. Ajo është dita më me rëndësi në lartësinë e Allahut. Te Allahu, ajo është më e rëndësishme se ditët e bajrameve të ramazanit dhe kurbanit. Kjo ditë ka pesë veti të shquara: Këtë ditë Allahu (xh. xh.) krijoi Ademin (a.s.). Këtë ditë Allahu e zbriti Ademin mbi tokë. Këtë ditë Allahu ia mori shpirtin Ademit. Këtë ditë është një orë e tillë që, po të mos i kërkojë robi Allahut ndonjë gjë që është haram, çfarëdo që t’i kërkojë, i jepet patjetër. Edhe kiameti këtë ditë do të shpërthejë. Të gjithë engjëjt e afërt (ndaj Allahut), qielli, toka, era, malet, detet kanë frikë nga ajo ditë!”[1]

Namazi i xhumasë e ndan javën dhe i lartëson njerëzit në atë mënyrë që të mund t’i afrohen Allahut. Edhe njerëzit, me anë të vendit që zë xhumaja, mendojnë për rrugën e përfitimit nga mëshira e Zotit të tyre. E shprehur ndryshe, pasi falin namaz gjashtë ditë me radhë, ngjiten në një ditë të caktuar gjer në një pikë të caktuar për të marrë shpërblim dhe, atë ditë, prehri i atyre që ia kanë dhënë zemrën Zotit, mbushet plot e përplot me margaritarë. Prandaj themi se xhumaja është, në përfundim të një udhëtimi javor, shprehje e arritjes në një lartësi të caktuar për të marrë nga Zoti gjëra të caktuara. Këtë të vërtetë, Profeti Muhamed paqja qoftë mbi të e shpreh me këtë hadith: “Pesë kohët e namazit, namazi i xhumasë nga namazi i tjetër i xhumasë, ramazani për ramazanin tjetër, janë falëse të gjynaheve. Po të mos ndodhë ndonjë mëkat i madh, mëkatet e tjera mes tyre i bëjnë që të falen.”[2] Siç u pa, Profeti paqja qoftë mbi të i ndan ditën, javën dhe vitin në pjesë dhe fragmente të caktuara dhe pohon se namazet e falura në ato fragmente u japin dritë dhe bukuri pjesëve dhe fragmenteve kohore të tjera që kalojnë pa namaz.

Allahu i Lartë i fton besimtarët në namazin e xhumasë: “O ju që keni besuar! Ditën e xhuma, kur të thirreni në namaz, vraponi menjëherë për ta përmendur Allahun dhe lëreni shitblerjen. Po ta dinit, kjo është më e mbarë e më e dobishme për ju!” (Xhuma 62/10) Me fjalën “nida” (thirrje) që përdoret në ajet, aludohet për ezanin. Fundja, himni i myslimanëve është ezani muhamedan që hap flatrat drejt qiejve pesë herë në ditë. Kurse me fjalën “dhikr” (përmendje) aludohet për namazin që fillon me hutben. Në periudhën e Profetit paqja qoftë mbi të, ky ezan këndohej ndërsa imami ndodhej në minber, pastaj këndohej ikameti për namaz dhe fillonte namazi. Kjo praktikë vazhdoi edhe në periudhat e Hz. Ebu Bekrit dhe Hz. Omerit (r.a.). Por, me shtimin e myslimanëve nga dita në ditë dhe me zgjerimin e qyteteve, zëri nuk dëgjohej dhe nuk arrinte dot më në të gjitha anët. Prandaj, me qëllim për të bërë një njoftim të gjerë e të plotë, Hz. Osmani filloi zbatimin e këndimit të ezanit të jashtëm si shtesë të ezanit të brendshëm që këndohej kur imami ndodhej në minber dhe kjo mënyrë veprimi fitoi miratimin e përgjithshëm. Ndërsa ezani i brendshëm i hutbes vazhdoi të zbatohej për respekt të sunetit si shenjë mbarësie.[3]

Në ajetin pasardhës urdhërohet: “Dhe, pasi ta falni namazin, shpërndahuni mbi tokë dhe kërkoni nga të mirat e Allahut. Dhe përmendeni shumë Allahun që të shpëtoni!” (Xhuma, 62/10) Në lidhje me çështjen se ç’janë të mirat dhe favoret e Allahut (të emërtuara në ajet me fjalën lutf), ibni Abasi thotë kështu: “Me këtë ajet, besimtarët nuk u urdhëruan për ndonjë gjë në lidhje me kërkesat materiale (të kësaj bote), por vetëm me gjëra të tilla, si vizita tek të sëmurët, vajtja në varrim dhe vizita te një vëlla i fesë për hir të Allahut.”[4] Por ne, nëse do të donim të shpreheshim duke e trajtuar çështjen në kompleks, do të mund të thonim kështu: “Faleni namazin dhe le t’u kthjellohet zemra, pastaj, me ndjenjën e përgjegjësisë, shpërndahuni mbi tokë dhe përfitoni nga të mirat dhe favoret materiale e shpirtërore të Allahut dhe bëni një jetë të ndritshme, të mbarë e të begatshme që jeta t’ju hyjë në një rrjedhë të rregullt dhe, kështu, të shpëtoni!”

Kurse në ajetin e fundit të sures thuhet: “Kur ata shohin ndonjë tregti apo dëfrim, menjëherë shpërndahen, shkojnë atje duke të lënë ty në këmbë. Thuaju: “Kush ndodhet pranë Allahut, është më i fituar se ai që ndodhet në tregti dhe dëfrim! Allahu është më i miri ndër dhënësit e të mirave!” (Xhuma, 62/11)

2) Namazi i xhumasë është një adhurim kolektiv

Po, xhumaja nuk është një adhurim personal dhe individual, por kthimi kolektivisht kah Allahu i Lartë i ndërgjegjes masive. Në namazin e xhumasë dhe nëpërmjet tij, robi i cili nuk mundet ta shprehë i vetëm falënderimin e duhur ndaj të mirave dhe dhuntive të Allahut, i drejtohet Zotit të vet dhe i thotë: “Zoti ynë, unë nuk mund t’u përgjigjem i vetëm të mirave dhe dhuntive për të cilat Ti na ke thënë, “… sikur të ngriheshit për t’i numëruar të mirat e Allahut…” (Ibrahim, 14/34), ndërgjegjja nuk më mjafton për këtë. Prandaj, ne, duke u mbledhur të gjithë bashkë, po t’i paraqesim Ty si xhemat adhurimet dhe falënderimet tona!”

3) Namazi i parë i xhumasë

Gjatë periudhës së Mekës, Profeti paqja qoftë mbi të nuk qe ngarkuar me përgjegjësinë për të falur namaz të xhumasë. Por pasi u ngarkua me detyrën e hixhretit (e emigrimit për çështjen e fesë) dhe iu hap rruga për në Medinë, Profeti arriti në Kuba ku qëndroi katër-pesë ditë, gjatë të cilave ndërtoi faltoren e Kubas ku punoi edhe vetë. Pastaj, ditën e xhuma u largua që atje dhe, kur arriti në oazin e të bijve Salim ibn Auf, Xhebraili i solli lajm dhe aty Profeti drejtoi faljen e namazit të parë të xhumasë.[5] Kështu, i Dërguari i Allahut paqja qoftë mbi të shpallte namazin e xhumasë që është një nga shenjat treguese të Islamit.

4) Ora e përkimit që kërkohet në xhuma

Namazi është shtylla qendrore e anijes së fesë dhe busulla që i tregon besimtarit drejtimin nga duhet të shkojë. E shprehur ndryshe, namazi është shkalla që i jep mundësi besimtarit të ngjitet për në miraxh, shkalla, njëri skaj i të cilës është në dorë të besimtarit, kurse skaji tjetër, në dorë të Allahut, si dhe një litar i shëndoshë për t’u kapur dhe mbajtur pas tij. Kurse thelbi i namazit, i cili zotëron kaq veti të larta, është namazi i xhumasë, shprehja masive e emocioneve dhe dridhjeve masive. Prandaj, namazi i xhumasë duhet konceptuar dhe përjetuar me një zemër të zgjuar e të çelët. Profeti paqja qoftë mbi të na porosit: “Në të është një orë e veçantë; po qe se një rob mysliman përkon me atë orë duke qenë në namaz, Allahu ia jep patjetër ato që kërkon prej Tij!”[6]

Në lidhje me përkatësinë kohore të kësaj ore apo çasti, sahabet, tabiinët dhe juristët e mëdhenj pas tyre janë shprehur për kohë të ndryshme. Për shembull, Abdullah ibn Selam (r.a.) është shprehur kështu: “I Dërguari i Allahut paqja qoftë mbi të ishte duke ndenjur. Unë i thashë: “Në Librin e Allahut (Teurat) gjejmë këtë shprehje: “Ditën e xhuma është një orë e tillë, që, po qe se besimtari i lutet Allahut pikërisht në atë orë, lutja i pranohet patjetër!” Pas fjalës sime, i Dërguari i Allahut ma saktësoi thënien time: “Ose një pjesë e orës.” Dhe unë e korrigjova thënien time: “Drejt e the, “ose një pjesë e orës”! Pastaj e pyeta: “Kjo kohë, cila kohë (e xhumasë) është?” Ai m’u përgjigj: “Ajo është fundi i orëve të ditës.” Unë i thashë: “Kjo orë nuk është kohë namazi.” Ai m’u përgjigj: “Po, nëse robi besimtar fal namaz dhe ulet të presë namazin pasues, për rrjedhojë të atij qëllimi, është sikur të vazhdonte të falte namaz.”[7] Sipas të gjitha gjasave, ashtu siç përsillet Nata e Kadrit brenda ramazanit, edhe ai çast përsillet brenda ditës së xhuma. Prandaj, për ta përjetuar atë çast, duhet përjetuar dita e xhuma si një e tërë duke u kthyer kah Allahu në mënyrë të plotë.

5) Përgatitja për namazin e xhumasë

Meqë dita e xhumasë ka për myslimanët rëndësi të madhe dhe është pranuar pothuajse si ditë feste, duhet që, duke filluar nga mbrëmja e ditës së enjte, t’i jepet rëndësi më e madhe se zakonisht pastrimit material dhe shpirtëror. Në krye të këtij pastrimi vjen larja trupore e plotë; sipas shumicës së dijetarëve, larja trupore e plotë (gusl) ditën e xhuma është sunet, kurse sipas disave, është farz. Krahas kësaj, ditën e xhuma para dite (para namazit) janë sunet sjellje dhe veprime të tilla, si prerja e thonjve, pastrimi i dhëmbëve, veshja e rrobave të pastra dhe lyerja me erëra të mira që të mos i shqetësojnë të tjerët, përkundrazi, t’u pëlqejnë atyre. Besimtari duhet të futet në atmosferën shpirtërore të një dite të tillë të vlefshme e të rëndësishme, duhet t’i lërë lutjet dhe pendesat për këtë ditë duke u përpjekur që ato të përkojnë me çastin e pranimit, veçanërisht, duhet të këndojë Kuran, të meditojë, t’i kushtojë salavate Profetit dhe, me një zemër të sinqertë, t’i drejtojë lutje dhe pendime Allahut të Lartë!

Më poshtë do të trajtohen konkluzionet e sjelljeve dhe veprimeve të papëlqyeshme, të konsideruara kështu nga droja se mos i hapin rrugë lënies ose zhvlerësimit së namazit të xhumasë, si bisedimi gjatë hutbes, shitblerja në kohën e faljes së xhumasë, nisja për rrugë ditën e xhuma, etj.


[1] Ibni Maxhe, Ikame, 79; Musned, 3/429.

[2] Muslim, Taharet, 14; Tirmidhi, Salat, 160.

[3] Shih. Buhari, Xhuma, 21, 25; Menakib, 25; Muslim, Fedail, 6, 7.

[4] Sujuti, ed-Durru’l-Mensur, 8/165.

[5] Ibni Hisham, Tehzib, 1/122, 123.

[6] Buhari, Xhuma, 37; Talak, 24; Deavat, 61; Muslim, Xhuma, 13.

[7] Ibni Maxhe, Ikame, 99; Musned, 5/450.

MË TEPËR

Kioske4 orë më herët

Iluzioni i panevojshëm se Trump do të heqë non gratën

Andi Bushati Që të nesërmen e fitores plebishitare të miliarderit konservator Donald Trump, në zgjedhjet amerikane, opozita shqiptare është përfshirë...

Radar5 orë më herët

10 gjërat për të cilat i detyrohemi Revolucionit Francez

Nga Khalid Elhassan Revolucioni Francez i vitit 1789, kishte një ndikim më të madh politik, intelektual dhe kulturor, në krahasim...

Mix5 orë më herët

Pse dhimbja e shpinës përkeqësohet me kalimin e moshës – Çfarë mund të bëni

Dhimbja e shpinës është ndër ankesat më tipike që vijnë me kalimin e moshës. Edhe pse nuk mund të parandalohet...

Kryesore8 orë më herët

Bonusi për fundvit, Rama në Parlament: Do shpërndahen 100 mln euro, çdo pensionist do marrë nga 100 deri në 150 euro

Në seancën parlamentare ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili mori fjalën për të folur për buxhetin e...

Mix9 orë më herët

“Fuck you, Elon Musk” – Zonja e Parë e Brazilit lëshon gojën

Zonja e Parë braziliane Janja Lula da Silva e thirri publikisht pronarin e X, Elon Musk gjatë një takimi të...

Mix9 orë më herët

Për një lëkurë të pastër, ndiqni këto këshilla!

Për shumë njerëz, koha dhe përpjekjet për të arritur një lëkurë të pastër janë të mëdha. Një fenomen i ri, i njohur...

Mix9 orë më herët

Sa orë duhet të qëndrojmë para ekranit të celularit, TV-së apo kompjuterit?

Në epokën e digjitalizimit, shumë njerëz kalojnë orë të tëra para ekraneve të telefonave, kompjuterëve dhe tabletave, çka po ndikon...

Mix9 orë më herët

Victoria Theilvig nga Danimarka shpallet Miss Universe 2024

Victoria Kjær Theilvig nga Danimarka është shpallur Miss Universe 2024, duke u bërë danezja e parë që fiton ndonjëherë këtë...

Mix9 orë më herët

Cili është smartfoni më i fuqishëm Honor?

Ne vazhdojmë të analizojmë listën e çmimeve të Honor për të kuptuar se cilët janë telefonat inteligjentë më të mirë...

Mix9 orë më herët

CIA dhe FBI paditen nga familjarët e Malcolm X

Tre nga vajzat e Malcolm X kanë ngritur padi kundër CIA-s, FBI-së dhe Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, duke...

Facebook