Lidhu me ne

Mix

Çfarë është abdesi dhe parapërgatitja për të marrë abdes?

Si të marrim abdest? - Xhamia Kordhocë-Lazarat

Me shprehjen “el-udu’”abdes nënkuptojmë pastrimin specifik, i cili për në këtë botë është pastrim, e në të njëjtën kohë është edhe adhurim (ibadet), kurse në botën tjetër konsiderohet zbukurim. Në këtë pastrim përfshihet pastrimi i tri gjymtyrëve të trupit dhe mes’hi (prekja e kokës me dorë të lagur) dhe me të plotësohet kushti për kryerjen e ibadeteve. Shkaku për të marrë abdes është nijeti për të kryer veprën, e cila nuk mund të kryhet pa abdes, siç është falja e namazit, tavafi etj. Allahu xh.sh. thotë:

يَاأيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا قُمْتُمْ إِلَى الصَّلاَةِ فَاغْسِلُوا وُجُوهَكُمْ وَ أَيْدِيَكُمْ إِلَى المَرَافِقِ وَ امسَحُوا بِرُؤُسِكُمْ وَ أَرْجُلِكُمْ إِلَى الكَعْبَيْنِ

O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri te dy zogjtë (e këmbës)…” (Maide: 06)

Profeti a.s., përmes hadithit që e transmeton Ebu Hurejreja r.a. na njoftoi se myslimanët, të cilët marrin abdes, Ditën e Gjykimit do të kenë shenja me të cilat do të dallohen prej popujve të tjerë dhe thotë:

إِنَّ أُمَّتِي يُدْعَوْنَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ غُرًّا مُحَجَّلِينَ مِنْ آثَارِ الْوُضُوء فَمَنِ اسْتَطَاعَ مِنْكُمْ أَنْ يُطِيلَ غُرَّتَهُ فَلْيَفْعَل

“Vërtet Ymeti im Ditën e Gjykimit thirren (sipas cilësisë) sipas shenjës së bardhë në ballë, këmbëve dhe duarve të bardha nga gjurmët e abdesit. Andaj, kush ka mundësi ta rrisë shenjën e tij le ta bëjë.” (Buhariu)Në një hadith tjetër Pejgamberi a.s. ka thënë: “Abdesi është arma më e fortë e besimtarit islam.”Po ashtu, në një hadith, ka thënë: “Allahu xh.sh. nuk e pranon namazin e askujt nga ju pa abdes.” (Buhariu dhe Muslimi)

Pra, abdesi është adhurim në vetvete ose qëllim i tillë, por edhe pretekst adhurimi, i cili i bën normale adhurimet e caktuara, e përgatit njeriun moralisht dhe shpirtërisht për adhurime dhe ndihmon për marrjen e rezultatit maksimal nga adhurimet. Më sipër folëm për pastrimin nga papastërtitë materiale, kurse marrja e abdesit quhet pastrim nga papastërtitë konvencionale (në kuptim të përgjithshëm). Në terma profesionale, e para quhet taharet nga nexhaseti, kurse e dyta taharet nga hadethi.

Largimi i papastërtive të përgjithshme e të dukshme emërtohet “taharet nga nexhaseti” (pastrim nga papastërtitë dhe fëlliqësitë e përgjithshme e të dukshme), kurse eliminimi i gjendjes së abdesit të prishur emërtohet “taharet nga hadethi” (pastrim nga gjendja e papastërtisë aksidentale, në kuptim më të ngushtë).

Parapërgatitja për abdes

Para marrjes së abdesit, personi mund të ketë nevojë për urinim ose defekim. Krahas aspektit teknik, nga i cili varet edhe vlefshmëria e namazit, Profeti a.s. ka urdhëruar që të ruhemi nga nevoja e vogël dhe e madhe, sepse një pjesë e konsiderueshme e dënimit të varrit do të jetë për shkak të moskujdesjes në kryerjen e nevojës. Lidhur me këtë specifikë duhet të qëndrojmë mbi konceptet istibra dhe istinxha.

Pastrimi pas urinimit (kryerjes së nevojës së vogël) dhe defekimit (kryerjes së nevojës së madhe) quhet istinxha, kurse kujdesi për të mos mbetur urinë në organin gjenital pas urinimit, quhet istibra.

Sidomos meshkujt duhet të bëjnë kujdes që, pas urinimit të ndërpritet krejtësisht rrjedhja e urinës, sepse pas marrjes së abdesit, edhe sikur të rrjedhë një pikë urinë, abdesi prishet. Ndërkaq, disa juristë, personin, që megjithëse e di rëndësinë e çështjes, nuk i kushton kujdes dhe falet pas një situate të tillë, e kanë përngjasuar me njeriun që fal namaz qëllimisht pa marrë abdes.

Gjithashtu, ndodh edhe që personat ta ekzagjerojnë duke u frikësuar për abdesin e tyre. Pavarësisht se fiziologjia e gjithkujt është e ndryshme, nëse personi nuk ka ndonjë anomali të theksuar, atëherë 40 hapa janë të mjaftueshme dhe nuk duhet ekzagjeruar akoma më shumë, sepse kjo me kalimin e kohës kthehet në një frikë kronike dhe personi nuk është asnjëherë i sigurt për abdesin e tij.

Pas istibrasë duhet larë organi gjenital dhe ajo zonë duhet tharë me letër higjienike ose pecetë të pastër.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix9 orë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix9 orë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Radar9 orë më herët

Tom Doshi nga Saranda: E dua pushtetin për t’ju shërbyer të varfërve

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, gjatë një takimi elektoral në Sarandë u bëri thirrje qytetarëve të besojnë tek...

Radar10 orë më herët

Salianji, mesazh qytetarëve nga qelia: Vrisni frikën, gjithçka do ndryshojë në 100 ditët e para të qeverisë së PD. 11 Maji do jetë ditë çlirimi

Nga qelia e burgut në Fier, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për qytetarët...

Mix10 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Ditë më të mira po vijnë! Java që na pret sjell realizëm dhe optimizëm. Prapavija e Plutonit në Ujor fillon...

Radar11 orë më herët

Berisha shpalos programin: Unë kërkoj nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë

Sali Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës në Burrel, deklaroi se “Edi Rama mandatin e do për të shpëtuar nga...

Radar11 orë më herët

Xhonatan Islami bën uljen e gabuar me parashutë, shpëton me lëndime të lehta

Xhonatan Islami ndodhet në spital por në gjendje të mirë shëndetësore. Këto janë informacionet më të fundit për të riun...

Aktualitet13 orë më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar14 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Facebook