Lidhu me ne

Kioske

Asnjë lider i së djathtës nuk ka qenë kaq i dashur për të majtën, sa Lulzim Basha.

Përse e do kaq shumë Lulzim Bashën, kompania Rama?! 

Beteja e humbur me Becchettin/ PD i përgjigjet flakë për flakë Ramës

Nga Ilir Levonja

Asnjë lider i së djathtës nuk ka qenë kaq i dashur për të majtën, sa Lulzim Basha. Madje qitjet me sqimë se Amerikanët e treguan qartë me vizitën e Sekretarit të Shtetit, se, me kë duan të punojnë.

Ata janë me Ramën dhe Bashën. Të tjerët janë non grata, përfshi edhe presidentin Ilir Meta. Janë qitje që kanë funksionuar përsosmërisht. Madje edhe politika të tilla, si foto me iksin apo me ypsilonin, mjafton që të jetë funskionarë nga adminstrata e Washingtonit.

Amerikanët vërtetë nuk të falin, mund edhe të të rrëzojnë nga pushteti. Siç pretendehohet se ndodhi me qeverinë e parë Kurti-Mustafa. Por edhe të shtrëngojnë dorën kur e rifiton atë. Dhe të jeni të bindur, se, nëse zgjedhjet në Shqipëri do i kishte fituar e djathta, sot non grata do ishte Edi Rama. E kam theksuar edhe më parë.

 Ndaj të gjithë atyre që kanë me shumicë argumenta mbi analizat se përse u shpall non grata Sali Berisha dhe familja e tij. Apo përse e presin me kaq qejf një gjë të tillë edhe për Presidentin në detyrë, qytetarin e tyre Ilir Meta etj., ruajini ato argumenta se shumë shpejt do u duhen edhe për kompaninë e Edi Ramës. Madje edhe atyre që me statute po Fb e shohin të keqen e vendit vetëm tek njëra palë, apo disa emra.

Eshtë e tëra një karabina blozë.  Ekonomia e vendit dhe demokracia në Shqipëri nuk ndreqen me faktin se, e do Amerika apo jo, Berishën me Metën, por me kolegjilatetin dhe ligje të forta.  Po përse Basha është sot kaq i dashur, lider normal, europian, që e do Amerika?

Kjo sipas të majtëve, maqinerisë së tyre të shtypit etj. Eshtë fare e thjeshtë. Bashën ne ua servirim. Madje të gjithë sa janë aty, jemi ne ata që ua servirim amarikanëve. Sikur edhe kunguj t’u servirim, ata do u shtrëngojnë dorën. Por realiteti është se Basha nuk fiton. Nuk ua ngacmon nervat. Nuk ua prish galopimin drejt konsolidimit të një fuqie absolute. Jo amerikës dhe amaerikanëve, por Edi Ramës me kompani.

Asaj shpure ku shefat e ish ndërrmarjeve të socializmit, makineria e pinjollëve bllokmenë nën petkun e të majtëve, po shtrin sundimin e Kinës së largët. Sot kjo përkon edhe me njëqind vjetorin e Partisë së Maos. Madje sipas tyre, pa maoizmin nuk do kishte një Kinë të re që po i tregon vendin Perëndimit.

Në Shqipëri sa do dhe si do ta kthejmë, ka një dominancë të majtë, e cila më shumë se të ndreqi vendin është e fokusuar tek vënia poshtë e kundërshtarit, atë që dikur e quanin armiku i klasës. Dhe fakti më i thjeshtë është ai që nuk merren shtetarin, por me atë që ka çelsat e kashtës.

Kësisoj vdesin për Lulzim Bashën, pasi askush tjetër nuk po u shërben më mirë se ai.  Po ta vësh re murin e tij në Fb a në Twitter ka një boshllëk nga dt 14 qershor e deri dje me vizitën e Sekretarit të Shtetit. Brenda këtyre ditëve ndodhën plot gjëra që për një lider normal opozitar, aq të domosdoshëm për vendin, duhej të ishin tronditur themelet e qeverisë.

Krimi nuk ka gjë tjetër veç fytyrën e shëmtisë. Por ajo që po ndodh mes shqiptarëve është diçka më e keqe, lënia e tyre e lirë në vrasjen e njëri-tjetrit. Këto për shkaqe jo banale, por mungesës totale të shtetit. Biles deri dikut, të qëllimtë. Dhe ja kanë arritur, sot shqiptarët protestojnë në grupe dhe veçmas, ku i harxhojnë edhe energjitë e tyre pa u bërë asnjëherë të dobishëm për vendin dhe veten. Dikur ishin të sugjenstionuar nga pushtuesi i huaj dhe armiku i klasës etj, sot nga kundërshtari.

Në ditën e parë të punës, u vra një njëzetëvjeçar, megjithatë lideri i opozitës u mjaftua me një denoncim tashmë banal mbi regjimin Rama-Doshi. Opozitarizmi or mik nuk është më denoncim, mbaroj ajo kohë, por akt. Dje Gjykata Kushtetuese rrëzoi herësin dhe hapjen e pjesëshme të listave, por me një brryl ironizues, për në zgjedhjet e tjera.

Luli hesht… A e dini përse? Nuk ishte ai denoncuesi. Ai ishte suportuesi i një sistemi mashtrues, si edhe ekzistenca e tij në krye të opozitës..

MË TEPËR

Aktualitet16 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar17 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar21 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore21 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook