Lidhu me ne

Aktualitet

Artan Hoxha flet për zgjedhjet: Grupet kriminale nuk e tradhtuan pushtetin, e dinin që nuk do të kishte rotacion në 25 prill!


Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se grupet kriminale në Shqipëri besonin se nuk do të kishte rotacion në zgjedhjet e 25 Prillit dhe nuk e tradhtuan pushtetin.

“Para zgjedhjeve unë lëviza në disa qytete të mëdha që kishin problematika të rënduar të krimit të organizuar. Zakonisht, kur ka rotacion pushteti të parët që tradhtojnë atë që bie nga pushteti është krimi i organizuar, ata e kanë nuhatjen një kilometër larg, që po bie apo po rrëzohet qeveria.

Çuditërisht lëviza në Vlorë, në Fier, në Elbasan, në Shkodër, dhe asnjë nga grupet e mëdha nuk po tradhtonin, por qëndronin. Këta nuk besonin që do kishte rotacion edhe pse u dhanë dy-tre mesazhe për ata , ku Presidenti i Republikës u tha do të jem unë Ministër i Brendshëm pra ishte një lloj mesazhi për ata, po kështu edhe për Gazmend Bardhin u hap lajmi gjithandej se do ishte ai Ministri i Brendshëm, prandaj gjithë oficerët e policisë shkuan të gjithë në Elbasan, këto ishin mesazhe për t’iu thënë atyre që do ketë rotacion, sepse edhe opozita e kishte  mësuar që qeveria kishte vendosur kontakte me grupet më të mëdha  kriminale, por ata nuk tradhtuan, ata nuk tradhtuan sepse indikatori u thoshte atyre që nuk do të ketë rotacion  dhe kështu ndodhi”, u shpreh Hoxha ./TPZ.al

MË TEPËR

Kioske10 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix10 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore10 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar12 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix12 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar13 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar15 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix15 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore16 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix16 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook