Lidhu me ne

Aktualitet

U rikthye në Shqipëri pas 12 vitesh / Aishe Haklaj tregon arsyen e ardhjes

U rikthye në Shqipëri pas 12 vitesh/ Aishe Haklaj tregon arsyen e ardhjes

Pas 12 vitesh që jeton në Suedi, ku ka fituar azil politik bashkë me familjen, Aishe Haklaj është rikthyer në Shqipëri.

Në një intervistë për Report Tv ajo ka treguar se shkaku i rikthimit është kallëzimi në SPAK i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ajo tha se ka besim te drejtësia e re, ndërsa poretendon se ka fakte dhe prova se Berisha ka një organizatë kriminale dhe ka bërë disa krime.

“Po. Unë kam ardhur që të dërgoj denoncimin e familjes sime në drejtësinë e re shqiptare, e cila quhet SPAK. Denoncim zyrtar, ku kam bërë edhe një prokurë, kemi gjetur edhe dy avokatë dhe do t’i drejtohemi SPAK-ut. Për vrasjet e familjarëve tanë. Po, për vrasjet e katër vëllezërve.

Po. Sepse edhe në qoftë se ata do të thonë që kanë kaluar shumë vite, ne kemi denoncuar vit pas viti, rast pas rasti dhe nuk kemi pushuar, nuk kemi reshtur së denoncuari, pavarësisht se shteti shqiptar nuk ka funksionuar. Dhe ne mendojmë se ai, se shteti shqiptar nuk ka funksionuar si rezultat i ekzistencës së organizatës kriminale të Sali Berishës ose si rezultat i uzurpimit të shtetit shqiptar nga Sali Berisha, nga agjenti, nga i shituri Sali Berisha, nga krimineli, nga vrasësi Sali Berisha, i cili nuk ka vrarë vetëm familjen Haklaj, por ka vrarë, po vret edhe shqiptarët që po vriten sot rrugëve, djemtë e rinj që po vriten sot rrugëve, me armët që ai ka hedhur në rrugë dhe me të gjithë atë urrejtje që ai ka krijuar mes popullit të tij. Ai ka krijuar një urrejtje që ndoshta do të shkojë edhe 100 vite, Saliu nuk do të ekzistojë, ku ajo urrejtje do të vazhdojë të ekzistojë.

Ai ka mbjellë një urrejtje të paparë, e cila do të ekzistojë mendoj unë. Ne kemi prova, kemi fakte, kemi dëshmitarë që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi, organizatori, ideatori dhe vrasësi, pavarësisht se me duart e kujt i ka vrarë vëllezërit tanë. Po, ne jemi të bindur. Kemi shumë fakte, shumë prova, shumë dëshmi. Jemi dëshmitarë të gjallë të krimeve të Saliut, sepse nuk ma nxjerr goja të them të Sali Berishës”, u shpreh ajo.

Motra e katër vëllezërve të vrarë ka rrëfyer se për këtë çështje është e gatshme të dëshmojë e gjithë familja Haklaj.

“Po, të gjithë jemi të gatshëm të dëshmojmë. Nëse do të kërkohet, ne jemi të gatshëm të dëshmojmë dhe kemi shumë fakte dhe shumë prova që ai njeri, në të vërtetë është me duar të lyera me gjak, jo vetëm me familjen tonë por me gjakun e shqiptarëve, këtej dhe andej kufirit”, deklaroi Zylfie Haklaj, ndërsa tregoi se nëse autoritet shqiptare nuk ndëshkojnë ish-kryeministrin, çështjen do ta dërgojë në gjykatat ndërkombëtare.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook