Lidhu me ne

Radar

Ikonë e muzikës pop/ Dua Lipa flet për Kosovën, suksesin dhe planet për të ardhmen

Ikonë e muzikës pop/ Dua Lipa flet për Kosovën, suksesin dhe planet për të ardhmen

Ishte vjeshta e vitit 2019 kur Dua Lipa po kalonte një moment të rrallë vetëbesimi. Ajo sapo fshirë postimet në Instagram, kodi i shekullit XXI për rilindjen simbolike dhe ishte duke u përgatitur për të publikuar “Don’t Start Now”, këngën e parë nga albumi i dytë ”Future Nostalgia”.

“Unë mendoja ‘Oh, është shumë ndryshe nga ajo që njerëzit kanë dëgjuar nga unë”. Në prag të debutimit të këngës për Halloween, shqetësimi i saj u rrit. Ajo provoi meditimin. Provoi hipnoterapinë. ”Unë mendoj se thjesht kisha nevojë për diçka që thjesht të qetësoja trurin tim dhe të më ndihmonte të hiqja qafe çdo ankth”. “Don’t Start Now” u bë një sukses ndërkombëtar. “Future Nostalgia” theu rekorde dhe është një nga albumet më të preferuar që u shijua nga njerëzit në karantinë, në një moment kur bota u izolua.

“Future Nostalgia” e shndërroi Duan nga një fillestare ambicioze në një super yll me vetëbesim. Për dëgjuesit amerikanë, suksesi i Duas mund të duket sikur u shfaq papritur. Historia e saj është një këmbëngulje e vazhdueshme për të kaluar kontinentin dhe pak fare fat. “Future Nostalgia” do të kishte qenë një rekord i pazakontë edhe nëse nuk do të ishte publikuar në fillim të një krize globale.

Dua nuk do ta shohë veten vetëm si artistja britanike që pushtoi pop-in ndërkombëtar. Vite më parë, në Londër, ku familja u bashkua me një grup emigrantësh në rritje nga Kosova, prindërit e Duas i folën shqip dhe e rritën atë me një vetëdije për kulturën e tyre. ”Gjithçka ishte shqiptare në shtëpi dhe anglishtja ishte jeta ime në shkollë. Unë kisha aq shumë familjarë në Kosovë, por edhe për shkak të situatës dhe që nuk isha në gjendje të kthehesha, kurrë nuk i kisha takuar”. Dua gjithmonë kishte një ndjenjë se ajo kishte një vend tjetër ku duhet të shkonte dhe ishte e lumtur kur familja u zhvendos përsëri në Kosovë.

“Unë po kthehesha në një vend ku pothuajse tashmë e ndjeja se i përkisja. Ishte me të vërtetë emocionuese për mua të shkoja në një vend ku gjithashtu ndihesha, se në një farë mënyre, do të konsiderohesha më normale”.

Jetesa në Prishtinë nuk ishte fort e lehtë. Dua kishte probleme me gjuhën, nuk performonte mirë në shkollë, por nga ana tjetër, nisi të mësonte më shumë për Kosovën dhe luftën. Më pas kishte miq, u bashkohej atyre në Sheshin Nënë Tereza, merrte pjesë nëpër koncerte që organizoheshin në Kosovë.

“Kjo vjen kryesisht për shkak të rrënjëve të mia në Kosovë dhe duke dashur të mbaj një qëndrim mbi këtë dhe të flas për atë dhe situatën e refugjatëve. Gjërat kanë buruar nga një përvojë personale në dëshirën e atëhershme për të mësuar më shumë dhe përpjekjen për të qenë gjithashtu një zë për shumë njerëz të tjerë. Teksa profili im po rritet, veçanërisht në internet, ndjej sikur kam nevojë ta përdor atë për të bërë diçka më të mirë sesa, e dini, të postoj fotografi të lezetshme ose çfarëdo gjëje tjetër”.

Dua ishte 12-vjeçe dhe po shihte në TV në banesën e familjes, kur Kosova shpalli Pavarësinë. “Më kujtohet që pashë gëzimin e prindërve të mi dhe të familjes time dhe të të gjithëve, duke dëgjuar të gjithë qytetin që gjëmonte kur ndodhi Dita e Pavarësisë”.

Në Londër, Dua nisi të hidhte hapat e parë, të cilët i quan “hapat e bebes”. Një këngë më shumë. Disa tekste më shumë. Punë. Përpjekje. E gjitha derisa të arrish te një person që të të thotë, “Mirë, unë besoj te ti.”

Në prag të publikimit të albumit të saj në qershor të vitit 2017, fitoi vëmendje nga një audiencë kryesisht europiane si pjesë e një vale të artisteve të reja britanike. Pjesa tjetër është histori. Për një artist, diçka në nivelin e “Future Nostalgia” mund të përfaqësojë kulmin e një karriere pop. Kjo i solli Duas respektin për të cilin shpresonte. Teksa projekti i saj për të dominuar botën është ende duke u shpalosur, synimet e saj për një periudhë të afërt janë pak më konkrete: dy albume dhe turne të tjerë gjatë viteve të ardhshme. Muzika mbetet në fokus.

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal5 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar5 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike5 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet5 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske6 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar6 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar6 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar6 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook