Mix
‘’Doktori i mrekullive’’ ‘’Ali Vefa’ Taner Ölmez, i jep fund beqarisë, pamjet nga dasma
Aktori i njohur për rolin e tij të ‘’Ali Vefa’’ në serialin televiziv “Doktor i mrekullive” i ka dhënë fund beqarisë dhe ka kurorëzuar dashurinë me aktoren Ece Çeşmioğlu.
Dyshja i thanë ‘Po’ njëri-tjetrit në një ceremoni të thjeshtë me pak të ftuar të mbajtur në Kemerburgaz. Lidhjen e tyre e ka kurorëzuar kryetari i Komunës Metropolitane të Stambollit, Ekrem Imamoglu.
“Ne jemi shumë të lumtur. Po e mbajmë dasmën tonë me pak të ftuar për shkak të pandemisë”, tha dyshja.



