Radar
Matura, dalin rezultatet e lëndëve me zgjedhje

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar ditën e sotme rezultatet e provimit me zgjedhje të maturës shtetërore.
Ky ishte testi i fundit. Maturantët zhvilluan katër provime, tre të detyrueshme Anglishtja, Gjuha Shqipe dhe Letërsia dhe Matematika, ku pati protesta nga ana e maturantëve për vështirësinë e provimit, ndërsa Ministria e Arsimit vendosi që të ulte pragun për notën.
Tashmë maturantët bëhen gati për universitetin duke plotësuar formularët e pranimit dhe zgjedhin degët që duan të ndjekin.