Lidhu me ne

Kioske

Aurel Plasari: Ambasadori Grenell, si provokator në shërbim të mitit serb

PROFESIONI: PROVOKATOR Shënim historik për FaceBook

La zananë e zu zurnanë: kështu do t’i thuhej, me një fjalë të vjetër shqipe, ndërrimit të profesionit nga z. Richard Grenell, i cili është vënë të provokojë historinë e popujve të Europës juglindore, kinse për të përkujtuar Betejën e Kosovës të vitit 1389, duke e lidhur me festën fetare të Kishës serbe, – kujtimin e martirizimit të Shën Vitos, – madje edhe me do “Serbian holy martyrs” të betejës në fjalë.
Beteja e Kosovës e vitit 1389 ishte betejë e një koalicioni të vogël “të krishterë” ballkanas – serbë, arbërorë, boshnjakë – kundër ekspandimit turko-osman në rajon. Despoti Lazar Grebljanivić, bir dobiç i Stefanit Dušan, kishte qenë deri aty më parë vasal i sulltanit dhe haraçpagues i tij nëpërmjet një traktati të 1375-s, por u vu në krye të ushtrisë së koalicionit sepse gëzonte titullin me të lartë në titullaturën e koalicionit. Në Mesjetë hierarki të tilla, sidomos në fushata luftarake, funksiononin. Nën komandën e tij i quajturi “koalicion i të krishterëve ballkanas” u thye prej ushtrisë turke.
Falë burimeve osmane, përplot me hollësi për këtë betejë, mund të rindërtohen me përafërsi edhe formacionet, përfshirë edhe pjesëmarrjen e arbërorëve [Arnavud] ose të “trupave arbërore” [Arnavud Askeri] në koalicionin në fjalë.
Në formacionin luftarak nga ana e të krishterëve: në mes despoti Lazar me të birin; në të djathtë nipi dhe dhëndri i tij Vuk Branković dhe Gjergji II Balsha, bir i Strazimirit, që ishte po ashtu dhëndër i Lazarit ngase i kishte marrë për grua të bijën Jelena (“një i pafe me emrin Jorgji” në burimet osmane ose “sundimtari i Shkodrës së Arbërisë” [Arnabud Iskenderijesi hakimi] etj.); në të majtë prjësi i Bosnjës Tvrtko dhe fisniku arbëror Dhimitër Jonima (“Jund-oglu” në burimet osmane), si edhe ndonjë tjetër prijës arbëror që kronistët osmanë e kanë quajtur “sundimtari arnaud”, ose edhe vetë Theodor Muzaka, sikurse vetë kronisti i Muzakëve e mëton. Të gjithë këta prijës kishin të rreshtuar mbas vetes trupat përkatëse: serbe, arbërore, boshnjake.

May be a Twitter screenshot of text that says "Richard Grenell @RichardGrenell 더i Today we honor the #Vidovdan heroes. On this day in 1389, the battle against the Ottomans in #Kosovo began. Today is a memorial day to Saint Prince Lazar and the Serbian holy martyrs. 19:13 28.6.21 Twitter for iPhone"


Nga ana e turqve: trupat pararojë komandoheshin nga Gazi Evrenos-beu dhe Jigjit-beu; në mes ndodhej vetë Murati I, komandant i epërm; në të djathtë i biri Bajazit, Saruxha-pasha dhe Gazi Evrenos-beu, Ali-pasha etj.; në të majtë biri i tij i dytë Jakup, bejlerbeu i Rumelisë Kara Timurtash-pasha, Toxha Ballaban-beu dhe Ine-be Subashi etj.
Çfarë nuk thuhet rëndom – sa për t’ia gudulisur pakëz profesionin e ri z. Grenell – është që në ushtrinë e sulltanit bënin pjesë edhe dinastë serbë, si knjazi Kostandin i Velbuždit dhe “heroi legjendar” i sllavëve të Jugut Marko Kraljević, të cilin baladat popullore serbe e himnizojnë për luftërat e tij “kundër turqve”. I lëmë kohë z. Grenell që, jo në datën e fillimit të betejës, siç ka bërë, por në datën e përfundimit të saj, t’i përkujtojë edhe këta si “Serbian holy martyrs”.
Me fitoren e turqve, si edhe me vrasjet e sulltanit Murat I dhe atë të despotit Lazar, Bajaziti I, që u shpall sulltan në fushën e betejës mbas vrasjes së t’et, si politikan dinak u shtir sikur nuk deshi të përfitonte “deri në fund” nga kjo mundje. Dy bijtë e despotit të vrarë, Stefanin Lazarević dhe Vukun Lazarević, i thirri dhe me më të madhin, Stefanin, lidhi një traktat. Nëpërmjet tij e linte atë zot në ish-zotërimet e t’et me kushtet që t’i paguante haraçin përvjet dhe të vente me ushtri në shërbim të sulltanit sa herë që ky t’ia kërkonte. Me të njëjtin traktat Stefani i jepte sulltanit motrën e vet Olivera për “martesë kanonike” (nigâh).
Për të mos ia lënë të gjithë pushtetin Stefanit Lazarević, Bajaziti ia linte dhëndrit të Lazarit, Vukut Branković, një krahinë të tërë – pakashumë të përputhshme me Kosovën e sotme – me qendër Prishtinën. Më 1391 Bajaziti I do të dërgonte aty Jigjit-beun. Ky, si hidhte dorë mbi minierat e Kratovës dhe pushtonte Shkupin (Üsküb), hiqte m’anësh Vukun dhe vendosej aty guvernator. Në viset në fjalë Bajaziti I fillonte një proces të mirëfilltë kolonizimi.
Motrën sulltanit do t’ia shpinin vetë dhuratë dy vëllezërit serbë, Stefani dhe Vuku, mbas një viti të Traktatit. Ata mandej do të kalonin në oborrin e Bajazitit disa kohë për çdo mot duke e shoqëruar atë jo vetëm në fushatat e tij me trupat e tyre, por edhe në parti të gjahut, shkurt: duke u dëftuar vasalë të bindur të atij që u punonte motrën.
Për ç’u takon arbërorëve, mundja e koalicionit të “të krishterëve ballkanas” në Betejën e Kosovës nuk mund të ishte pa ndikime, qoftë edhe të tërthorta, mbi ta. Por qëndresa e tyre do të vijonte. Ishte ai që tradita historiografike e quan “Moti i madh” ose Shekulli i Skënderbeut, qëndresë që llogaritet nga inkursionet e para të turqve osmanë në tokat shqiptare, 1380, deri me rënien e Shkodrës, 1479, mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit.
Përfundimi se “kjo fitore e stabilizoi fuqishëm sundimin e turqve në Ballkan”, i përsëritur nga Inalciku e këndej, rezulton i tepruar. Tepria në vlerësimin e kësaj beteje duket ta ketë zënë fillin te historishkrues njëanshmërisht proserbë, si një William Miller, i cili e quante atë “beteja që do të vendoste për pesë shekuj fatin e Gadishullit të Ballkanit…”! Afërmendsh që për zmadhimin e kësaj beteje kanë ndikuar vetë kronistët osmanë, duke filluar nga bejtet e Ahmediut të shek. XV. “Kuajt çapiteshin mbi kufomat që ishin kat-e-kat njëra mbi tjetrën”, e përshkruajnë fushëbetejën edhe ‘Kronikat Anonime’ në kapërcyell të shekujve XV-XVI. Kronistët e oborrit të sulltanëve mezi prisnin rastet e fitoreve të zotërve të tyre për të vepruar kështu.
Për balkanologun dhe albanologun emërmadh Nikolla Jorga “1389-a nuk pati qenë veçse një incident i stërzmadhuar prej legjendës”. “Kryqëzata serbe nuk ka ekzistuar”, na siguron ai. “Ka historianë që mendojnë ende për një koalicion të madh të krishterë, – ka sqaruar Jorga, – që nuk ishte i mundshëm veçse për katolikët nën ndikimin e predikimit të urdhëruar nga Selia e Shenjtë”.
Këtë bërthamë historike të ngjarjes, me kalimin e kohës, serbët e veshën duke e fryrë me legjendat e tyre, çfarë nuk e bënë në traditën e vet popullore as shqiptarët, as boshnjakët, popuj më realistë si ndaj fitoreve, edhe ndaj dështimeve si ai i 1389-s. Për më shumë, veshja me legjenda e betejës në fjalë nuk ishte aq produkt i krijimtarisë popullore sesa i politikës serbe me një funksion të mirëfilltë diplomatik, i cili tanimë dihet botërisht: për të falsifikuar historinë e tyre para botës. Ndërsa z. Grenell me “përkujtimin” e tij vetëm sa ka ngritur këmbën që t’i vënë gozhdën.

Marrë nga facebook i Aurel Plasari, autor i “Skënderbeu, një histori politike”

MË TEPËR

Kioske8 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix8 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore8 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar10 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix10 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar11 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar13 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix13 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore14 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix14 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook